AGRON SHELE IWA; WPS

Prezantim i talenteve tė rinj :Ivana Dervishi

Home
Autori i poezise dhe befasise poetike Rumune Dorin Cozan
Autorja e njohur Corina Gina Papouis! Mrekullia poetike midis orientit dhe moderrnizmit
Poeti bashkėkohor Qipriot -Turk Ahmet Ómeraga ahmetomeraga@gmail.com
Seref Ozturk
Adelina Dardha,nje ze i ri qe perthyen shtigje poezish
Autorėt Pėrmetarė
Letėrsi
Artisti i madh i Folklorit Popullor Vasil Ēuri
Autorėt e perkthyer ne Turqi !
Prezantimi Poeteve : Lediana Paja
Prezantim i talenteve tė rinj :Ivana Dervishi
Seria e Autoreve Qipriote (Turqi)
Poetja Bashkėkohore Nese Yasin
Poeti bashkėkohor Atilla Elüstün ati_els@hotmail.com
Impresionim i autorit Patrick Sammut IWA Malte
Kumte dhe esse
Agron Shele WPS Sinan Vaka WPS
Ftese
Publicitet
Impresionime nga takime Kombetare dhe -Nderkombetare
Deklarata e Prespes
Imazh i Rreme
Ese dhe vleresime per autorin
Beyond the Grey Curtain
Works
Ahmet N Murati Midis lirikave dhe zjarrit tė pashuar pėr dinjitet dhe liri kombėtare!
Sompozium

Enter subhead content here

tn1.jpg

IVANA  DERVISHI

 

   Ivana Dervishi,ka lindur me 1.11.1993 ,ne Ankona /Itali dhe eshte kthyer me pas ne vendlindjen e prinderve te sa,Durres .Aktualisht vazhdon studimet ne shkollen Publike “Naim Frasheri” Durres

Qysh ne moshe te vogel Ivana shprehu prirjet e saj per poezi dhe ne menyre te veēante,si nje e re e talentuar,ajo perben gjetjen me te re dhe me sinjikative te Lidhjes Internacional “Pegasi”

Mbare poezia e saj pershkruhet nga  nota poetike te fuqishme,shprehje metaforike te goditura dhe nje bote sa te pasur aq dhe ideoartistike.Eshte per tu vleresuar stilistika e perdrur,vargjet plot drite dhe mesazhi percjellur,qe per moshen e re,perben jo vetem nje kulmim,por edhe nje plejade te sigurte ne lemin e letersise se sotme bashkohore shqipe.Eshte per tu admiruar dhe perkrahur talenti saj,i cili prezanton denjesisht vlerat unikale te letersise sot,te poezise moderrne,ku  forma dhe permbajtja ploteson me se miri hapesiren dhe kohen,te filozofise per  jeten,per njeriun,per kuptimesine  dhe reminishencat ,per konceptimin  dhe subkoshiencen tone sot.       

 

Me djajte piva sot!

 

Djalli u ngjall brenda meje
U ngjall nė forma tė makabshme!
I pėrzura engjėjt, mirėsinė e logjikėn.
Me paratė e ėndrrės qerasja grupe djajsh.
I harrova ndjenjat, e harrova jetėn...
Me djajtė pija, cmendesha me djaj!
Labirinteve
tė zjarrta tė ferrit humba...
Brenda zemres mė thėrrisnin engjėj
Mė luteshin tė kthehesha.
E humbur dhe pa shpresė, pa kreneri e mirėsi
Bėj engjėjt t`i dėboj!
Shuhet zjarri i ferrit,
Ndalon pėrcėllimi i shpirtit tim.
Errėsirės i strukem nė gji
Nga drita e zbehtė e njė ėngjėlli qė largohet, 
E lemeritur, katastrofėn e krijuar shoh
ME DJATE PIVA SOT, ME DJAJTE!
THELLE NEN LEKURE FATUREN GJEJ...!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

 

 

Melodi pianoje

 

Duart e tua mbi piano do tė ulen lehtas

Si tė jesh duke pėrkėdhelur njė tė porsalindur…

Trupi yt do tė lėkundet pėr tė ndjerė ritmin

E tingujt e pianos ajrin do tė sundojnė.

Zemra ime do fillojė vallėzimin,

Mbi det do tė eci, rrugė tė gjata ėndrrash duke ndėrmarrė,

Tingujt do tė na afrojnė e larg prej kėtu do tė na nisin...

Nata,

Shshshttttttt……….

Do tė pėrgjojė tingujt, qė ti pėr mua po krijon...

Mbyllur sytė!

Mbyllur botė!

Mbyllur jetė!                                                       

Shshshttttttt…

Vetėm duart e tua qė mbi piano ulen lehtė,

Tingujt qė na marrin nė fluturim…

Pastaj kur melodia tė pėrfundojė,

Do tė marre fund ky ėndėrrim...

Trupi yt do tė reshti sė lėkunduri dhe

Sytė e tu do tė ndjekin ritmin dehės tė buzėve tė mia,

Nė errėsirė do tė kėrkohemi

Dhe po nė errėsirė do tė gjehemi...

Ne tė dy...

Nė derėn e madhe tė botės ėshtė shėnuar “CLOSE”

Shshshshttttttt…

Prekjet tona ngjethje do tė na shkaktojnė...

Buzėt e tua tė mijave do t`i kėndojnė melodinė,

Qė do tė zgjasi sa

“Nje puthje...”

 

 

 

 

Kur jeta ngjyrat humb

 

 

Kur jeta ngjyrat humb,

e dėshira pėr tė jetuar nuk duket askund.

 

Kur syti dritėn braktis

e ėrresirės sė shpirtit turret, e puth

 

Kur hėna qiellit tretet, hesht, pėrgjon,

e syri i mbyllur ardhjen e ditės harron

 

Kur jeta e pakuptimtė gati nė robėri

Tė varet nė zemėr e gjakun tė pi

 

Kur gjymtyrėt montonisė i shėrbejnė

e ėndrrat me kujtimet prekje tė ethshme shkėmbejnė

 

Kur jeta ngjyrat humb

e dėshira pėr tė jetuar nuk duket askund

 

Unė vdekjes jo nuk do t'i pėrgjėrohem

Do tė ngre veten pėr krahėsh

E sėrish jetės do t'i bashkohem

 

Endrrat vetes sėrish do ia krijoj

e dashurinė do ta ndjek, do ta dashuroj.

 

Erresirėn do ta ndricoj me flakė tė rindezura

jetės njė kuptim, njė dritė, njė ėndėrr do t'i dhuroj!

 

 

Mos mė kėrko

 

Nėsė do tė mė takosh tani,

Tė jesh i sigurtė, qė do tė tė mungoj.

 

Unė nuk jam mė unė,

Unė jam njė tjetėr unė.

 

Nėse do tė kėrkosh zemrėn time tė puthėsh,

(Mund tė tė lėndojė),

Por njė pėrcmim do tė marresh prej saj.

 

Tė thash,

Unė nuk jam mė unė,

Tani jam njė tjetėr....

 

Mos mė kėrko mė kot,

S`ke pse lodhesh

Pėr tė mė humbur me dhembje.

 

Unė jam e humbur tashmė,

Ndėrsa ti,

Ti je i harruar.

 

 

Sa shumė do tė doja

 

Sa shumė do tė doja

Fjalėve t`i falja heshtjen...!

Dhe ta bėja kėtė ditė tetori me shi

Tė fliste kaq shumė!

Harabeleve qė fluturojnė shpejt,

T`i nxirrja ndonjė cicėrimė!

Gjetheve qė bien heshtur mbi pellgje uji,

T`i dėgjoja fjalėt e pikėlluara.

Njerėzve tė mbeshtjellė me vetveten,

Qė humbur nė mendime,

Ecin rrugėve tė lagura,

Do tė doja t`i dėgjoja mendimet.

Nė kėtė ditė tetori,

Dua fjalėt t`i bėj heshtje

E heshtjen fjalė!

 

 

Unė dhe e madhja jetė

Njė mėngjes dielli nuk do tė lindi,

Bota do tė shqetėsohet shumė.

 

Njė mėngjes unė nuk do tė zgjohem mė,

Bota nuk do tė dojė t’ia dijė.

 

Njė natė hėna do tė buzėqeshi,

Dhe pas saj i gjithė njerėzimi.

 

Njė natė unė do tė qaj me klithma,

Askush nuk do tė vuaj pėr mua...

 

Njė pranverė asnjė lule nuk do tė celi,

Tė dashuruarit do tė dėshpėrohen.

 

Njė pranverė unė nuk do tė jem askund,

Tė dashuruarit pėrsėri do tė dashurohen.

 

Dhe pėrseri kur njė yll do tė rreshqasi nėpėr qiell,

Njerėzit do tė shprehin dėshira.

 

Por asnjėherė kur njė lot tė rrėshqasi nėpėr faqet e mia,

Njerzimi nuk do tė ndiej dhembjen time...!

 

 

Duke tė pritur

Kaluan miljona shekuj 
Dhe duart e mia ledhatuan miliarda letra
Shtrėnguan mijra pendė
Dogja qindra qirinj
Pėr tė vrarė pritjen...

Pritjen.
Atė pritje qė mė vrau...

Asnjė pikturė s`e zuri vendin e fotografisė sėnde tė thyer
Asnje tingull s`e zėvendėsoi zėrin tėnd tė qetė...
Asnje botė s`ėshtė pėr mua tashmė...

Mė duket se pritja ma helmoi zemrėn
Poezia rėnkon pėrballe portės
E hap dhe....
Mė braktis...

Letrat mė mbaruan,
Pendet mu thyen,
Qirinjte klithin tė shkrirė...!!!

Enter content here

Enter supporting content here