Enter subhead content here
Lediana Paja
Lotėt e Nimfės (POEZI)
Kush
ėshtė Lediana Paja ? Ē“farė pėrfaqėson “Ajo “? Njė botė e tėrė shpirtėrore
ku artistikja ndėrthuret me imazhin dhe perfomancėn krijuese,apo njė realitet i ri poetik ,ku patetizmi ndėrthuret me moderrnen.Gjetje dhe vlera artistike!Shpėrthime
dhe stilizim i lirikės me konceptet rinore tė moshės.Figuracion dhe kontemperim te idesė gjer
nė tejkajsėshmėri!
Bio e librit
Lediana Paja u lind nė qytetin e Korcės. Atje kreu shkollėn fillore dhe gjimnazin.
Studimet e larta i vazhdoi nė Universitetin e Tiranės, nė fakultetin ekonomik, por nė mars tė vitit 2003 detyrohet t’i
ndėrpresė ato pėrshkak tė emigrimit nė SHBA. Mė pas studimet i vazhdon nė Boston, nė University
of Massachusetts, e njėkohėsisht fillon tė punojė nė Departametin e Thesarit tė Shtetit tė Massachusetts.
Megjithėse
ky ėshtė libri i saj i parė qė botohet, bota e krijimtarisė letrare nuk ėshtė e re pėr tė. Dėshira dhe pasioni pėr krijimet
letrare e ka shtyrė tė shkruaj qė nga rinia e hershme, por zakonisht nė formė tė shkurtėr.
Tashmė nėpėrmjet kėtij libri
me poezi, ajo e ka zgjedhur tė sfidojė veten e saj duke lejuar lexuesin e gjerė qė tė testojė vlerat e saj si shkrimtare e
re por e vendosur.
Lediana Paja
was born on the city of Korca/Albania, on Nov. 25 1980. In her birthplace she finished the elementary
and High school. Then she studied in Tirana
University, in the Economic field. In March 2003 she emigrated in the United States of America and in the same time she started
to work for the Treasury Department of
MA as a reconciliation analyst. With literature writings she started to work from her young age. "Nymph's Tears" is her first
book published in Albania.
THE TIME OF THE SAND-CLOCK (Translated
by Anthony Weir and poet)
On the sands of time fossils march: their last parade.
Salute from the podium. Jaws
- triumphant - creak as they grind old myths with gritty teeth.
Crows have always fed on flesh, and illusions
destroy empires of illusion. The sighing sand-clock has been turned afresh.
THE NYMPH OF THE POOL OF TEARS (Translated
by Anthony Weir and poet)
I am the Nymph of the Pool of Tears Where you wash
out your shame each night And you trouble and stain my water And you wait And I wait Until the swans hunch their
heads in their shoulders And a stillness settles on the pool And you talk And you sleep And I, the Nymph of your
sleep Begin to renew Your sodden body With my tears.
Lediana Paja - Lotet e Nimfes
LINDJA
E NIMFĖS
1- Misteri i Adamit
-Adam, shtrihu nė hije! Adami shtrihet.. Ai projekton.. ngul daltat e tij imagjinarė
mbi tė.. Ai krijon.. Adami s’ndien.. Adami vėshtron.. Adami, i habitur, pyet.. -C’po bėni kėshtu? -Ėshtė
surprizė pėr ty, Adam, mos u shqetėso!
Adami qesh.. Adami vėshtron.. Adami merr nė krahė surprizėn..
Adami dhe sot vazhdon t’a kundrojė, po aq kėndshėm, sa dhe herėn e parė.. me shpresėn
se sė shpejti do t’i vijė dita, qė ai tė fillojė, ta kuptojė… misterin, qė nga trupi i tij gdhendėn..
2- Dikur
Njė
copėz diell gjete dikur, harruar nė kaltėrsinė qiellore; i paqenė, deri nė atė ēast, kur ti, frymėmarrjen ia ndjeve, dritėn
ia ledhatove, me rrezen e tij u ngrohe…
Njė copėz hėne gjete dikur, fshehur nė kobin e natės e zhytyr mes reve shpirt po jepte, dhe
ti, diellin kėrkove, rėnkove pėrvajshėm , me nje qiri ne dorė, u kryqėzove…
3- Kryqėzime rrugėsh
Sa ēuditshėm priten rrugėt e jetės, pafajėsisht, njerėzit verbohen..
Sa vrasje, vrasje shpirtrash. Sa intriga, pjellė djallzore, qė nėn hipokrizi, pandorizohen!..
Sa ēuditshėm priten rrugėt e jetės, Pafajėsisht, shpirtrat dashurohen..
Sa ėndrra, ėndrra boshe. Sa mėkate, pjellė pasionesh, qė nėn hėnėn e plotė, transformohen!..
Sa ēuditshėm priten rrugėt e jetės, pafajėsisht, lutjet drejtohen..
Sa kob, kob i frikshėm. Sa vrer, pjellė zhgėnjimesh, qė me dashuri, blatohen!..
4- Nė ecje
Ecė.. ecė.. ecė.. bluaji shpirtrat thyeji kafkat thithe gjakun..
Ecė.. ecė.. ecė. rrėmbe hijet, fshihe natėn, gėlltit yjet..
Ecė ecė ecė.. kurvėro, mashtro, vidh, vrit, hesht pėr drejtėsi, mbaj ndonjė
fjalim zyrtar, ndėrsa shaminė e diplomacisė, varja kohės nė busullėn e saj!..
E nėse s’mundesh kėto t’i bėsh… Nderja diellit mėndjemadh, njė copėz
tė vogėl, kartoni…
Tregime
(Nga Lediana Paja)
Mesnatė..
Sot kam ecur nėpėr natė. E ēuditshme?
S’e di. Di qė kam ecur. Sa? Nuk e di. Mbaj mėnd se kam pas patur tė veshur njė kėmishė nate, mėndafshi. Kėmisha mė rrinte
kėndshėm e kėnaqėsia mė e madhe qė ndieja, ishte ajri qė lėvizte rregullisht poshtė saj. Ai luante njė rol tė vacantė, pėrmes
lėvizjeve tė ērregullta, midis meje dhe kėmishės, duke pėrdorur si armė ndjeshmėrie, vet erėn. Njė rol, qė rrallė mundet tė
pėrjetohet.
Ashtu, me kėmishėn e natės mbi krye, kam
ecur e ecur rrugėve pa mbarim (tė paktėn ashtu mė dukeshin). Nuk e mbaj mend nėse isha symbullur apo syhapur. Nuk e di nėse
e gjitha kjo, ishte pjellė e mėndjes time apo jo. Mbaj mend, qė pickoja me thonj disa herė vetveten, dhe ja, ende shenjat
e thonjve janė tė dukshme, mbi lėkurėn time. Mbaj mend se vetėm pėrmes perceptimit ndjesor mundesha tė kapėrceja pengesat
qė rrugėn me zinin.
Disa herė mė ėshtė dashur tė llogaris
hapat e mia. Llogarisja pengesat qė kėmbėt mė jepnin si ndjesi. Nė tė shumtėn e rasteve pėrgjigjen ua jepja me duar. Si? Puthitja
pėllėmbėt e mia pas ēdo objekti qė i pengonte dhe duart u bėnin shenjė kėmbėve tė kalonin pasi rruga ishte e hapur. Kėmbėt
e mia ishin ‘verbuar’. Pėrplaseshin kot mė kot me tė gjitha objektet qė gjenin. (Qoftė edhe nė ndonjė gur tė vogėl,
e ashtu, gjakosur, vazhdonin udhėn e tyre.) Edhe vetė ato e dinin se sa kot po ecnin nė ato momente. Ato, kishin dashur tė
mė shpjegonin se sa shumė unė i kisha torturuar, kur ndėrkohė ato vetė nuk e kuptonin se sa tė paafta ishin pa prezencen e
syve tė mi. Sytė, tepėr kryeneēė, ngriheshin lart, drejt qiellit, e shihnin me admirim tjerrjen e reve tė pambukta, tė plakės
sė dimrit.
Plaku i pėshpėriste asaj nė vesh, disa
fjalė, qė plakėn e vinin nė mendime. Ashtu, medituar, ajo vazhdonte te tirrte, krejt pavemėndshėm, duke lėshuar shtėllunga
gjithmonė e mė tė mėdha nga cfurka e saj. Plaku inatosej, fillonte tė bėrtiste, dhe ajo fillonte t’i kthehej me
tė njėjtėn monedhė, e nė nerv e sipėr, shkelmonte tė gjorat pirgje, resh tė pambukta. Ato pėrplaseshin, dhimbnin dhe qanin
e mbi tokė lėshonin lotėt e tyre, herė nė formė shiu, herė nė breshėr, e herė nė trajta flokėsh dėbore..
Mė vinte pėr tė qeshur kur i shihja tė
dy, burrė e grua dimėrakė, tė grindeshin nė atė mėnyrė. Asnjėherė nuk e kisha imagjinuar se vėrtet njė skenė e tillė mund
tė ekzistonte. Habitesha dhe qeshja e harroja kėmbėt qė vazhdonin tė leviznin rrugėve, mė njė indiferentizem kryenec, kotėsor.
Ndihesha mirė, po aq sa dhe keq. Nervat
pothuajse nuk ekzistonin. Asgjė qė tė mund tė mė kontrollonte nuk ‘jetonte’. Madje, nuk mė vinte aspak keq pėr
kėtė. Shijoja ecjen time nėpėr natė. Ecje magjike mund ta quaj. Ndihesha si njė shpirt pa jetė, i braktisur, qė endet midis
qiellit e tokės, pa ditur as vetė se cilin drejtim i duhej tė merte..
Midis prekjeve tė njėpasnjėshme, pėrceptimet
e tė cilave i ndieja, dora takoi njė thikė. Ishte njė thikė mesatare, hekuri, as shumė e vogėl e as shumė e madhe. Gishtėrinjtė
kaluan lėmimthi mbi tehun e saj. Ishte i mprehte. E vėrtetuan. Tė gjitha ato (gishtėrinjtė) komanduar nga asgjėja e fshehėn
thikėn nė masėn e pėllėmbės dhe e mbyllen fort ate.
Mė nė fund, sytė u drejtuan drejt duarve. Njė heshtje e plotė
ra mbi tė gjitha, duar, kėmbė, sy, tru. Sytė dhe truri shihnin duart dhe kėmbėt me pėrēmim. E gjithė qėnia ime ishte nėn kontrollin
e plotė tė duarve e tė kėmbėve, qė dukeshin mė tė lumtura se kurrė. Ato ndiheshin tė lira. Shpeshherė bėnin disa lėvizje tė
ērregullta, impulsive, dhe 'turpėroheshin' kur vėrenin se unė isha aty, prezente...
Ato, e fėrkonin thikėn, e limonin me gishtėrinj,
duke e prekur me thonj disa herė tehun e saj. Pėr momentin mė lindi dėshira tė mos kisha mė zemėr. Sa bukur tė komandohesh
vetėm nga duart dhe kėmbėt? Sa bukur tė jesh indiferente? Tė mos japėsh e tė marrėsh dashuri? Sa bukur sikur ato vena, tė
mbushura plot me dashuri, ndjeshmėri, dhimbje tė zbrazeshin menjėherė e pėrgjithmonė? Nė fund tė fundit cdo tė ndodhte? Thjesht
do transformohesha nė njė njeri, krejt indiferent, pa ndjeshmėri, lotė, brenga, strese, pa as dhe njė lloj ndienje nė fund
tė fundit. Nuk e di por pėr momentin mu duk dicka fantastike. Madje dukej se kjo nuk ishte vetėm njė dėshirė e imja por dhe
e duarve qė mė kohė e lėmonin thikėn dhe vėrtetonin gjithnjė e mė shumė mprehtėsinė e saj..
Aprovova me kokė, duke i lėnė tė lira
nė inisiativėn e marrė. Nuk u fola madje as nuk reagova fare. U ula nė fundin e njė peme, me rrėnjė kushedi sesa vjeēare,
dhe ashtu, prisja me padurim ndryshueshmėrinė time.
Nuk vonoi shumė dhe duart depėrtuan pėrmes
majės sė thikės nė brendėsi tė trupit tim. Aty, ato prekėn zemrėn. Nuk ndieja pothuajse asgjė perveē lumturisė sė pamasė pėr
tė pare ndryshimin e shpejtė tek vetja ime. Zemra ankohej dhe mė shpullonte me rrahjet e saj. Ndonjėherė mė vinte keq ta shihja
ne atė gjėndje, por dėshira pėr tė mos vuajtur mė qoftė dhe njė brengėzė tė jetės sime mė bėnte tė dėshiroja mė shumė duart
se zemrėn.
Ato, krenare se mė nė fund mundeshin tė
bėnin dicka pa 'prezencen' nervore timen, filluan tė kontrollonin zemrėn fije pėr fije, venė pėr venė, duke i bėrė tė gjitha
kėto inventare nė qarkullimin gjakor qė lėshohej mbi to. Mė nė fund, zemra pėrfundoi trupėrisht e shkėputur prej meje. Fillimisht
ndjeva pak dhimbje por mė vonė, nuk e di cfarė ndodhi me mua. Mė duket se kam rėnė nė njė dremitje tė lehtė. Mezi po pres
nė fakt tė zgjohem, e tė filloj jetėn e re qė mė pret.. Mbase pas pak do tė cohem ... Mbase do tė zgjohem mė vonė, mbase.. dhe asnjėherė.. Tė paktėn, nuk ndiej
peshen e rėndesės sė zemrės, tė gjakut qė rridhte aq fuqishėm ndonjėherė, tė gėrryerjeve tė venave tė gjakut, qė mė dukej
sikur me hapnin njė gropė tė thellė pėr tė mė mbuluar sa mė shpejt.. Tė paktėn jam koshiente qė gjithcka qė po pėrjetoj tashmė,
ka njė tjetėr sens..
Gjerdani
Nėse do tė mundesha njė ditė tė isha perėndeshė e ujit, ēfarėdolloj emri tė mund tė me vinit (Theti(s),
Sedna apo dhe E bukura e detit), do tė ishte krejtėsisht e pranueshme pėr mua. Unė do u premtoja, madje dhe u premtoj, se
nėse e gjithė kjo do tė ndodh, gjithfarė misteri tė fshihej nė fundin e ujit do tė ishte dhuratė pėr njerėzimin mbi tokė.
Shpėrblimi ėshtė arma e vetme qė sot tė nxjerr nga ēdo situatė. Mbase dhe jo!? Kjo “punė” kėrkon pak aftėsi tė
rralla, forca mbinatyrore tė fshehura nėn njė trup njerėzor, (siē janė mutantėt e sotėm); por gjithsesi, edhe fjalėt sot janė
tė mjaftueshme! Po po, pėr kėtė nuk kam aspak dyshim. Sot fjala “rule the world” si do thonin amerikanėt, ėshtė
e vetmja qė ka nėn kontroll mbarė botėn.
Aty nėn ujė do mė kish pėlqyer tė jetoja. Madje kėtė e kam pasur gjithmonė si ėndėrr. Kjo ėndėrr
kishte lindur si pasojė e moskzistencės sė mundėsisė sė zhbirimit, qoftė dhe pėr njėherė tė vetme tė botės nėnujore. Sigurisht
qė e di se nėn ujė ka peshq, peshkaqenė, delfinė ashtu si dhe balena ndėrmjet specieve tė tjera ujore; por kur i sheh me sy
e i prek me duar, e pėr mė tepėr kur e di qė je ”zot” i tyre, gjasa pėr tė mos jetuar aty, pėr mua, do kishte
qenė zero.
Mua mė pėlqen shumė tė shėtis mbrėmjeve buzė oqeanit. Tė duket sikur aty mėson pėr tė parėn herė
se si tė futėsh oksigjenin nė krahėror, se si tė mbushėsh mushkėritė, si ta qarkullosh nėpėr bronke e lehtėsisht ta nxjerrėsh
jashtė atė ēfarė thithė. Duket se era ėshtė mė e djallėzuar se vala. Ajo grumbullon nė thasėt e qiellit gjith frymėnxjerrjet
nga njerėzit nė bregdet pėr t'i “zbrazur” mė pas, po mbi kokat njerėzore qė ndodhen nė det. Ndėrsa vala... vala,
ėshtė thjesht njė lodėr e erės. Ajo nuk vret, ajo vetėm sa pėrplas ata qė era ka piketuar mė parė. Era ėshtė egoiste.
Megjithatė era dhe pse e tillė shpesh shtyn dallgėt tė turren vrullthi drejt bregut. Ajo i bėn
ato tė gėrryjnė jo rrallė herė tokėn nėnujore, si njė “dėnim” kur ato nuk i binden lojės sė saj. Sigurisht qė
Era nė kėtė lojė mban me vete dhe bashkėpunetorėt e saj. Askush nuk mund tė fitojė nė lojė nėse s’bėn manovrime. Vala
e drobitur, harron shpesh herė se ēfarė gėrryen. Ajo nxjerr nė breg “perlat” qė deti pėrpin dhe fsheh. Toka nėnujore
xhindoset. Ajo ishte destinuar tė ishte burg i pėrjetshėm i atyre perlave. Shkarkimin e nervave tė fundtokės mbi valėt e sipėrme
do ta rėndonte. Era do tė qeshte. Vrullthi do tė vazhdonte lojėn e saj mbi tė. E valės!? Eh, asaj do i duhej tė pėrballonte
shfryrjen e dy “zjarreve”. Tė ndodhesh mes zjarreve do tė thotė tė zhuritesh, tė digjesh, tė mos jesh mė ajo qė
je. Do t'i duhej kohė mė pas tė merrte serisht veten. Ajo, thjesht, do bindej!
* * *
Duke shėtitur bregut tė detit vura re se si filloi tė shkėlqente dicka mbi rėrė. Fillova t'i afrohesha
me shumė kujdes mė tepėr nga kureshtja pėr tė mėsuar se ēfarė ishte. Kurreshtja na bėn tė marrim vendime te pamenduara mirė.
Ndonjėherė pasoja e saj s'ėshtė asgjė, por ndonjėhere, harrojmė tė marrim parasysh rezultatet e pritshme. Ne nuk mendojmė
gjithmonė, por ne gjithmonė flasim pėr intelektin, ndėrgjegjėn, vetėdijen…; madje kėto kanė filluar tė shndėrrohen nė
“tema dite”... Pasionet dhe dėshirat bėhen mė tė fuqishme se sa logjika. Ato, nuk na lėnė tė kryejmė deri nė fund
pėrllogaritjet e saj.
Aty, nė rėrė, njė gjerdan pastrohej nga spėrklat e valės. Ai dukej i drobitur. Mbase pėr “kunje”
tė erės dhe tokės, kėrkonte tė dhuronte atė pėr tė cilėn kishte marrė dėnimin.
E mora nė duar atė gjerdan. Ishte me tė vėrtet njė perlė. Mbase bukuria e tij dhe pėlqimi mė tepėr
se ē’duhej buronte nga ndjesia e tė qenit “dhuratė”' dhe nga vlerėsimi- I zgjedhuri.
Ishte i veshur me flori, nga koka deri nė kėmbė. Nuk mund tė them se ishte medaljon, pasi kishte
diēka brenda, diēka qė fshihej nėn kapakėt e tij. Doja ta hapja, ta zhbiroja, por ishte e pamundur. Kontrollova ēantėn se
mbase gjeja dicka nė tė, por, mė kot. Nga inati se nuk arrija dot ta hapja me mollėzat e gishtėrinjve, fillova ta gėrrith
me thonj, ta kafshoj me dhėmb. Si duket, kapakėt e kuptuan se do tė ishte e kotė t'i shpallnin njė dyluftim thonjve dhe dhėmbeve,
kėshtu qė u dorėzuan menjėherė.
Tė them se ishte mrekulli ajo ēfarė pashė brenda tij, kėtė nuk e them dot. Njė zhgėnjim i lehtė
mbuloi fytyrėn time e sytė pingul mbi tė vazhduan tė kundronin. E rrotulloja pamjen dhe merrte forma tė ndryshme. Pas pak
minutash zhbirimi, vura re vetėm dy pamje qė ia zinin vendin njėra-tjetrės nga ndryshimi i dritėhijes.
Pamja e parė pasqyronte njė verandė, ngritur mbi njė balkon tė madh. Mund tė them se nga madhėsia
i pėrafrohej njė salle. Njerėzit, nė kujtim tė tė cilėve si duket ishte punuar ai gjerdan, duhej tė kishin pas qenė fisnikė
tė dikurshėm. Ata rrinin ulur nė tavolinat rreshtuar nė atė verandė. Nėn kėmbėt e tyre ishin disa burra. Ata dukeshin si lypės,
si njerėz zgjebarakė…
Pamja e dytė pasqyronte njė ambient qesharak. Njerėz qė buzėqeshnin dhe disa qė mbanin gozhduar
njė trishtim tė frikshėm.
Filluan dalėngadalė tė mė bėnin pėrshtypje tė dyja pamjet dhe ndėrroja mė shpesh dritėhijen pėr
tė kuptuar mesazhin qė ai medaljon pėrpiqej tė mė jepte. Nuk mund ta mohoj se kundrimi i tij ishte njė lojė e bukur. Kisha
kohė qė nuk kisha luajtur ashtu, e gjithsesi, ishte sėrisht kėnaqėsi...
Rrotullimet e shpeshta mė bėnė tė shihja mė me vėmendje se si, ata fisnikė tė figurės sė parė ktheheshin
nė njerėz tė zymtė, tė menduar, nė pikė tė hallit nė pamjen e dytė; ndėrsa ata njerėz lypsarė e zgjebarakė tė figurės sė parė,
transformoheshin nė njerėz qesharakė, me njė buzėqeshje qė shtirej mbi surrat, si palaēo, nė pamjen e dytė.
Atėherė kuptova vlerėn dhe mesazhin e vėrtetė tė atij gjerdani. E shtrėngova fort duke patur frikė
se mos mė braktiste dhe zhytej sėrisht nė fundin e oqeanit...
|