AGRON SHELE IWA; WPS

Publicitet
Home
Autori i poezise dhe befasise poetike Rumune Dorin Cozan
Autorja e njohur Corina Gina Papouis! Mrekullia poetike midis orientit dhe moderrnizmit
Poeti bashkėkohor Qipriot -Turk Ahmet Ómeraga ahmetomeraga@gmail.com
Seref Ozturk
Adelina Dardha,nje ze i ri qe perthyen shtigje poezish
Autorėt Pėrmetarė
Letėrsi
Artisti i madh i Folklorit Popullor Vasil Ēuri
Autorėt e perkthyer ne Turqi !
Prezantimi Poeteve : Lediana Paja
Prezantim i talenteve tė rinj :Ivana Dervishi
Seria e Autoreve Qipriote (Turqi)
Poetja Bashkėkohore Nese Yasin
Poeti bashkėkohor Atilla Elüstün ati_els@hotmail.com
Impresionim i autorit Patrick Sammut IWA Malte
Kumte dhe esse
Agron Shele WPS Sinan Vaka WPS
Ftese
Publicitet
Impresionime nga takime Kombetare dhe -Nderkombetare
Deklarata e Prespes
Imazh i Rreme
Ese dhe vleresime per autorin
Beyond the Grey Curtain
Works
Ahmet N Murati Midis lirikave dhe zjarrit tė pashuar pėr dinjitet dhe liri kombėtare!
Sompozium

Pėrshkrimi sipas ISBD
1
Titulli
Hapat e Klarės : roman
Autorėt
Agron Shele
Trifon Dafa (red.)
Botuar
Tiranė : Marin Barleti, 2003
Tė dhėna fizike
112 f. ; 21 cm.
Shėnime
Pa ē., pa tir.
Fjalėt kyēe
Letėrsia shqipe
Romane
Klasifikimi dhjetor
821.18 -31

Tė dhėna pėr ekzemplarin
Numri i inventarit Gjendja Lloji i huazimit Numri i vendit
S.000247128  gjendet  book  s.212.g.1 
S.000247129  gjendet  book  s.212.g.2 
S.000247130  gjendet  book  s.212.g.3 
S.000247131  gjendet  book  s.212.g.4 
Ar.000060819  gjendet  arkiv  ar.89.c.52 

Pėrshkrimi sipas ISBD
1
Titulli
Pėrtej perdes : roman
Autorėt
Agron Shele
Kristaq F. Shabani (red.)
Botuar
Tiranė : Marin Barleti, 2006
Tė dhėna fizike
84 f. ; 21 cm.
Shėnime
Kopert. e fundit mbi aut. - Pa ē., pa tir.
ISBN
99927-39-79-7
Fjalėt kyēe
Letėrsia shqipe
Romane
Klasifikimi dhjetor
821.18 -31

Tė dhėna pėr ekzemplarin
Numri i inventarit Gjendja Lloji i huazimit Numri i vendit
S.000271079  gjendet  sallė  s.254.e.42 
S.000271080  gjendet  normal  s.254.e.43 
S.000271081  gjendet  normal  s.254.e.44 
S.000271082  gjendet  normal  s.254.e.45 
Ar.000067641  gjendet  sallė  ar.103.d.31 

New search

Pėrshkrimi sipas ISBD
1
Titulli
Imazh i rremė : roman
Autorėt
Agron Shele
Kristaq F. Shabani (red.)
Botuar
Tiranė : Marin Barleti, 2007
Tė dhėna fizike
96 f. ; 20 cm.
Shėnime
Kopert. e fundit mbi aut. - Pa ē., pa tir.
Fjalėt kyēe
Letėrsia shqipe
Romane
Klasifikimi dhjetor
821.18 -31

Tė dhėna pėr ekzemplarin
Numri i inventarit Gjendja Lloji i huazimit Numri i vendit
S.000282686  gjendet  sallė  s.276.c.7 
S.000282687  gjendet  normal  s.276.c.8 
S.000282688  gjendet  normal  s.276.c.9 
S.000282689  gjendet  normal  s.276.c.10 
Ar.000070750  gjendet  sallė  ar.110.c.40 

New search

Pėrshkrimi sipas ISBD
1
Titulli
Pasazh i pafaj : poezi = Innocent passage : poetry = Oi aggeloi lgkainoyn
Autorėt
Agron Shele
Kristaq F. Shabani (red.)
Botuar
Tiranė : Marin Barleti, 2008
Tė dhėna fizike
54 f. ; 21 cm.
Shėnime
Kopert. e fundit mbi aut. - Pa ē., pa tir.
Fjalėt kyēe
Letėrsia shqipe
Poezia
Klasifikimi dhjetor
821.18 -1

Tė dhėna pėr ekzemplarin
Numri i inventarit Gjendja Lloji i huazimit Numri i vendit
S.000294202  gjendet  sallė  s.299.d.48 
S.000294203  gjendet  normal  s.299.d.49 
S.000294204  gjendet  normal  s.299.d.50 
S.000294205  gjendet  normal  s.299.d.51 
Ar.000073797  gjendet  sallė  ar.117.e.20 

Pėrshkrimi sipas ISBD


1
Titulli
Korsi e hapur... : antologji poetike
Autorėt
Kristaq F. Shabani (pėrg.)
Agron Shele (pėrg.)
Botuar
Tiranė : Marin Barleti, 2008
Tė dhėna fizike
142 f. : me foto ; 20 cm.
Shėnime
Pa ē., pa tir.
ISBN[978-99956-03-14-4]
Fjalėt kyēe
Letėrsia shqipe
Letėrsia botėrore
Poezia
Pėrmbledhje (antologji)
Klasifikimi dhjetor
821.18 -1 -82
821.1/.9 -1 -82

Tė dhėna pėr ekzemplarin
Numri i inventarit Gjendja Lloji i huazimit Numri i vendit
S.000286812  gjendet  sallė  s.285.e.31 
S.000286813  gjendet  normal  s.285.e.32 
S.000286814  gjendet  normal  s.285.e.33 
S.000286815  gjendet  normal  s.285.e.34 
Ar.000071819  gjendet  sallė  ar.113.d.56 

New search

u1_kaloshceliku.jpg

 

 

Kalosh Ēeliku

 

Poetet vijne me shi

dhe ikin me poezi

 

Herėn e fundit nė Shkup dhe Kėrēovė, nė Manifestimet Kulturore Tradicinale ndėrkombėtare: TAKIME NĖN RRAP, nė Shkup dhe Ditėt e Humorit dhe Satirės: XHA DERALLA, nė Kėrēovė, qė i organizon Lidhja e Shkrimtarėve Shqiptar, poetėt erdhėn me shi. Dhe, ikėn me poezi. Unė i kuptoj si poet, shenjat e Hyut, qė na i dėrgojnė tė vdekurit nga mesi i varreve. Tyrbja e Babashehut, nė Baba Tomorr. Po, nuk e di a i kuptojnė politikanėt?! “Burrat” e grave, qė janė fundosur bythekrye nė kolltuqe. Kabinete tė Qeverisė. Ministri.
         E kanė harruar arsimin. E kanė harruar kulturėn. Themelet e njė shoqėrie. Populli. Shteti. Fare nuk e ēajnė kokėn. Jo, e ēajnė kokėn, po e ēajnė pėr B-nė e madhe tė shtypit. Punamadhe, qė populli vuan edhe pėr bukėn e gojės. B-ja e madhe e shtypit, nuk e ka kėtė problem barku. B-ja e madhe e shtypit e ka problem tė shkojė nė hale. Aty e ndjen veten mė tė sigurtė, mes gjirizit.
        E ti, siē do tė thoshte poeti i madh shqiptar, Frederik Rreshpja: “me njė copė buke nė dorė do tė kalosh para dyerve tė Partisė”. Ndodhė, nėn dritaret e tyre me kitarė tė kėndosh edhe serenadė.
        Vitet vijnė e ikin njėri pas tjetrit. Edhe Frederik Rreshpja, papritmas iku nga mesi ynė njė ditė. Shkaku: u lodhė mė nė mesin e kėtij bėrlloku, qė pėrditė e mė shumė na ka rrokur pėr fyti, na e zė frymėn. Tashti, fillon dyluftimi: poetėt qysh moti i kanė hequr kufijt politik nė mes tė shqiptarėve. Gjatė kohės sė komunizmit, librat e tyre kalonin kufirin mbi gomarė ilegalisht me thasė dorė mė dorė. Nė “demokraci”, erdhi koha edhe vetė poetėt ta kalojnė kufirin politk. Edhe pse “demokracia”, pėrveē kufirit politik qė kishin shqiptarėt me Shqipėrinė, u vuri edhe kufij tė rinj politik. I ndau me kufij edhe Shqiptarėt e IRJ tė Maqedonisė, Malit tė Zi dhe Kosovės Lindore, qė nė Jugosllavi sė paku nuk kishin kufij politik nė mes vete si popull shqiptar me Kosovėn. Poetėt, qenė ata tė parėt qė i hoqėn qafe kufijt politik. I bashkonte poezia, e jo politika. Erdhėn vetė nga tė katėr anėt e botės me librat e tyre nga tė gjitha viset e Atdheut: Tirana, Shkupi, Prishtina, Podgorica, Ēamėria e Presheva. Politikanėt i ndanė shqiptarėt me kufij tė rinj politik edhe me Kosovėn. Qė, nė kohėn e komunizmit ecnin dhe komunikonin lirshėm, shkolloheshin e jetonin nė Prishtinė. Megjithatė, poetėt qenė ata qė kurrė, nuk njohėn dhe njohin kufij politik. Edhe pas kėtyre kufijve tė rinj, qė u vunė politikanėt, plot rreziqe erdhėn nga tė gjitha viset e Atdheut nė Shkup e Kėrēovė: Lidhja Internacional e Poeteve dhe Shkrimtareve “Pegasi “ Albania,me President Kristaq .F.Shabani IWA;WPS,Sekretar i Pergjithshem Agron Shele,ITPRC,WPS, Dino Ēiēo WPS,Petro Dudi WPS,Majlinda Shabani WPS,Ilaz Bobaj WPS,Dashnor Selimi, Pano Taēi, Hida Halimi, Bardhyl Londo, Ledia Dushi, Fadil Curri, Radije Hoxha, Gjon Gjergjaj, Irena Gjoni, Xhelal Tosku, Nehas Sopaj, Beatriēe Balliēi, Nuhi Vinca, Llesh Ndoēi, Kujtim Agalliu, Mariana Shkurti, Remzi Salihu, Xhelal Ademi, Melda Ribaj, Festim Tomorri, Begzat Rrahmani, Rami Kamberi, Nuri Koleci, Rexhep Bajrami, Safet Hyseni, Adem Xheladini,etj.
        Nė Ditėt e Humorit dhe Satirės: XHA DERALLA nė Kėrēovė, poeti dhe artisti Ali Qerimi do tė recitojė poezinė e Ali Asllanit: Hani, pini dhe rrėmbeni. Salla do tė dridhet nga vargjet e poetit tė rebeluar qė nė atė kohė. Edhe e sotmja, sa i pėrngjan asaj tė djeshmes tė Ali Asllanit! Muret do tė shkunden nga pluhuri. Kufijt politik edhe njė herė do t’i dyndin, lėvizin nga vendi vetė poetėt. Poezia nuk njeh kufij politik. Tė pranishmit do t’u bien duarve. I lumtė Ali Asllanit. I lumtė artistit, qė na i solli kėta vargje nė mesin tonė pėr pak ēaste. Edhe pse, politikanėt nuk i kanė lexuar nė libėr, nuk i kanė mėsuar pėrmendėsh nė shkollė, nuk kanė veshė t’i dėgjojnė edhe gjatė kėsaj Nate tė Madhe. Punė tjera mė tė mėdha kanė “burrat” e grave. Natėn i vizitojnė Shtėpitė publike, e ditėn gėrhasin nė gjumė nė Qeveri. Ėndrra arushe shohin syēelė nė mes tė ditės. Gjithmonė, mendojnė se do tė jetė ditė. Dielli do t’u rri mbi kokė. Po, natėn?! Natėn, ku do ta fusin kokėn tė mjerėt, kur Hėna do tė dalė mbi mal?! E lakuriqi do tė turret gjithė natėn nėpėr errėsirė. Zogu i keq do tė na kėndojė kėngė  kobi mbi shtėpi. Dielli, do tė zbres njė ditė mė kėmbė nga Ēelvjollca. Jo, thuani. E kemi frikė Dexhallin. Xhindet, qė natėn na hudhin dorė mė dorė mbi ēatia. Majė lisave tė Ēukės sė Cėrvicės tė Xha Derallės, nė Kėrēovė.
       Pajtohem. Mirė, po kush i hedhė potėt dorė mė dorė?! Pėrsėri, do tė mė pėrgjigjeni: xhindet. Jo, vėshtirė e keni tė mė bindėni me kėto marrėzira moderne. Prandaj, u pėrgjigjem: Nusja me pashterkė tė kuqe i ka mbėshtjellė lyrekė. Burrė, qė e ka politikanin. Ditėnatė i shėtit pėr dore rrugėve ēorre. Herė pas here i nxjerrė edhe te Pazari Grave. Nė mes tė ditės ua varė pėr qafe nga njė hajmali mos t’i zėnė magjitė. Tė  shenjtėt poetė, qė vargjet jua kanė lidhur politikanėt nyje pėr qafe.I kanė rrokur pėr fyti me tė dyja duart.
        E kuptoj: poetėt janė gjaku i popullit. Vijnė me shi. Dhe, ikin me poezi. Po, kush janė politikanėt?! “Burrat” e grave, qė nuk i do shiu, nuk i do poezia, nuk i do populli, nuk i do Atdheu. Jo, do tė thoni ju. Edhe ata i do dikushi nė kėtė botė.
        E vėrtetė. Pajtohem. Kush pra, thuajeni?! Partia, ore burrė! Partia i pėrkund nė djep. Edhe gji u jep ajo Kurvė, kur qajnė pėr tambėl lope. Ninula u kėndon mbi kokė t’i marrė gjumi. Qė, nesėr tė rriten “burra” mejdani. Shpatėn e Skėnderbeut, ēdo katėr vite gjatė zgjedhjeve parlamentare ta nxjerrin nga brezi. Ndonjėri, mė guximtari t’i hip nė shpinė edhe kalit tė Skėnderbeut. Zot t’i dalin Atdheut. Edhe nesėr tė na ndajnė me kufij tė ri politik...
        Poetėt vijnė me shi. Dhe, ikin me poezi...

 


Hapet njė dritare e re paraqitjeje zgjim ėndrrash e dėshirash…

 

 

 

100 vjet shkollė shqipe

 

Órgan periodik kulturor-letrar e shoqėror i  Shkollės 9 vjeēare “NONDA BULKA” PĖRMET. Botohet nėn drejtimin e Lidhjes sė Krijuesve “PEGASI” ALBANIA, Dega Pėrmet.

Agron Shele WPS

Nr 1 (001) E mail:sheleagron@ yahoo. com Ēmimi 50 lekė

Muaji MARS 2009

 

 

Gėzuar 100 vjetorin  e shkollės shqipe nė Pėrmet!

 

 

 

 

 

·                    * * Editorial

Gjithmonė nė rrugėt e ngritjes

Nga Paskal Ēoni,

drejtor i shkollės 9 vjeēare “Nonda Bulka”

Si ēdo eveniment i tillė, i cili dėshmon pėr luftėn e pėrpjekjet e bėra gjatė njė shekulli pėr arsim e kulture edhe shkolla 9 vjeēare “Nonda Bulka” natyrshėm, por edhe me krenarinė e ligjshme feston 100 vjetorin e ēeljes sė shkollės sė parė shqipe nė qytetin e Pėrmetit me gėzim dhe optimizėm pėr tė ardhmen e saj.

Kjo ngjarje, 100 vjetori e sė cilės e kremtojmė, nė prag tė festave 7-8 Marsit, pa dyshim pėrbėn njė nga evenimentet mė tė rėndėsishme tė jetės dhe punės sė drejtorisė sė shkollės dhe kolektivit mėsues – nxėnės. Njė shekull: luftė e pėrpjekje, fillimisht pėr ruajtjen e identitetit kombėtar, nėpėrmjet lėvrimit tė gjuhės shqipe sipas vendimeve tė Kongresit tė Manastirit; mė pas hapjen e shkollave shqipe duke zėvendėsuar ato greke; pėrgatitja  e mėsuesve tė parė pas ēeljes sė shkollės normale tė Elbasanit e botimin e librave shkollorė. Pėrpjekjet e stafit pedagogjik, qė ka shėrbyer pranė kėsaj shkolle nga viti 1908 deri nė shtator tė vitit 1945 janė pėr t’u admiruar. Shkolla, dhe pse me ndėrprerje, pati  vazhdimėsi nga shkollė fillore 5 klasė deri nė 7 shtatė klasė si shkollė unike pas ēlirimit. Nėse, krahas punės pėr arsimin e detyrueshėm 7 vjeēar, vėmendje e veēantė ju kushtua luftės kundėr analfabetizmit. Nė 1957 nis jetėn shkolla e mesme e pėrgjithshme 11 vjeēare “Sami Frashėri”; nė ‘70 riorganizohet si shkollė 8 vjeēare pėr t’i bėrė vend realizmit  nė sistemin 9 vjeēar nė vitin 2003. Nė kėta vite mėsues e drejtues kanė lėnė gjurmė nė kujtesėn  bashkėkohore pėr gjithēka kanė bėrė. Njohja me traditat qė shkolla ka krijuar nė vite, me ata, qė kanė kontribuar pėr misionin e gjuhės shqipe e zhvillimin e saj, zhdukjen e analfabetizmit, reformimin e shkollės me tė vetmin synim: Edukimin e brezit tė ri me njė frymė kombėtare me njohuri shkencore pėr jetėn, pėrbėn njė objektiv tė punės sonė sot e nė tė ardhmen. Nuk mund tė harrohet lehtė emri i njė prej mėsuesve tė viteve tė para tė kėsaj shkolle Vasil Papadhopulli, i cili, pėr brezat qė e kanė njohur, punuar e jetuar, ngelet atdhetari i flaktė pėr mėsimin e gjuhės shqipe, dekani i mėsuesve pėrmetarė, por pėr hir tė rregjimit tė kaluar nuk ka zėnė vendin e merituar. Ish mėsues e nėxėnės tė kėsaj shkolle nė vite janė lauruar pėr kontributet e tyre nė arsim e kulturė me tituj dhe grada shkencore. Kjo shkollė krenohet me ish mėsuesit e popullit: Lame Xhama e Bekim Harxhi, artistėt e popullit: Odhise Paskali e Mentor Xhemali, Artistėt e Merituar Sulejman Lame (kėngėtar), Hektor Dule e Uran Hajdari (skluptorė). Nga kjo shkollė dhe pranė saj kanė dhėnė njė kontribut tė ēmuar nė shumė fusha tė kulturės kombėtare duke u lauruar me tituj Profesorė tė shkencave gjuhėsore e historike si : Androkli Kostallari, Minella Totoni; mjekė: Mantho Nakuēi, muzikė Vaso Tole, nė matematikė Naum Prifti si dhe Hėna Desho, Prof assoc. e shkencave gjuhėsore. Njėherazi nga kjo shkollė janė nderuar me titullin “Mėsues i merituar” ish mėsues e drejtues tė saj nė vite si: Petėr Elezi, Dhosi Liperi, Eftim Leko, Milekė Kule, Qemal Xherahu, Nuli Pepa, Jorgji Puraveli, Lili Zhamo. Edhe nė fushėn e krijimtarisė letrare shkolla jonė krenohet me atė qė nė vitin 1972 merr emrin  e nderuar tė bashkėqytetarit tonė tė ndjerė Nonda Bulka, i cili punoi pėr 37 vjet si pedagog, shkrimtar dhe gazetar. Pas tij pėrmendim tė tjerė shkrimtarė si: Alqi Kristo, Bardhyl Londo, Lliko Nano, Agron Shele, Sinan Vaka, Lumo Kolleshi e tjerė. Krijues mė tė rinj, tė cilėt nė radhėt e degės sė Lidhjes “PEGASI”, sot po kontribuojnė me dinjitet me krijimet e tyre. I pėrmendėm, jo pa qėllim figurat e nderuara tė arsimit dhe tė kulturės nė qytetin e Pėrmetit, pa pretenduar se thamė gjithēka pėr ta e shumė tė tjerė, qė spikatin nė fusha tė ndryshme tė jetės.  Kėto vlera intelektuale do tė jenė gjithėnjė udhėheqėse nė punėn edukativo-mėsimore tė shkollės sonė.

Shkolla “Nonda Bulka”, si ēdo shkollė tjetėr e edukimit parauniversitar, ėshtė pjesė pėrbėrėse e sistemit 9 - vjeēar dhe, si e tillė, ajo, pėr kėtė vit shkollor, synon qė, nė kuadėr tė mėsimdhėnies me nė qendėr nxėnėsin, tė realizojė cilėsisht programin mėsimor, duke u udhėhequr nė punėn e saj nė ligjet e udhėzimet e M.A.SH. Ne synojmė  qė, nėpėrmjet njė frekuentimi tė rregullt, tė mos kemi asnjė braktisje tė nxėnėsve, t’i pakėsojmė ndjeshėm mungesat pa arsye e tė pėrmirėsojmė nivelin e shprehitė e tė lexuarit tė nxėnsve.

Duke zbatuar me bindje rregulloren e shkollės, kolektivi mėsues – nxėnės ka evituar rastet e shkeljes sė saj si dhe pėrmirėsimin dukshėm tė marrėdhėnieve mes tyre, duke respektuar Konventėn e Fėmijėve  pėr liritė dhe tė drejtat e tyre. Gara e shpallur ndėrmjet klasave, nė funksion tė synimeve e objeksioneve pėrkatėse, ka mobilizuar tė gjithė kolektivin mėsues – nxėnės. Qeveria e Nxėėnsve, pėrherė e mė mirė, po bėhet pjesė e vendimmarrjes tė drejtorisė sė shkollės pėr zhvillimin e veprimtarive mėsimore edukative, shkallė arsimore e kualifikimi i stafit pedagogjik ndėr vite. Pėrvoja e fituar dhe e transmetuar brezave tė rinj, dėshira pėr dije e kulturė e nxėnėsve, bėjnė tė mundur njė bashkėrendim tė frytshėm tė kolektivit arsimor me komunitetin, organet e pushtetit e institucionet e tjera. Pėr herė e mė mirė po kuptohet se, shkola ėshtė dhe do tė jetė e komunitetit e sė bashku me tė mund tė zgjidhim problemet qė na lindin. Ėshtė e vėrtetė se, megjithė punėn e bėrė, ne ende mendojmė se kemi  ēfarė tė bėjmė mė mirė.

 

 

 

 

Duke plotėsuar bazėn didaktike mėsimore, duke pėrsosur metodėn e mėsimdhėnies, intesifikuar veprimtaritė mėsimore- edukative  brenda dhe jashtė  shkollės si dhe duke zgjeruar mjediset mėsimore, shkolla do tė plotėsojė mė mirė misionin e saj mėsimor dhe edukativ.

 

Pėrshėndetje

 

Shkolla, kjo vatėr madhore e dijes dhe kulturės qytetare pėrmetare

   100 -vjetori i shkollės sė parė shqipe nė Pėrmet , pėrbėn njė nga evenimentet mė tė rėndėsishme tė jetės arsimore dhe  kulturore tė qytetit tonė. Kjo vatėr e madhe dijeje, hapi portėn pėr arsimimin dhe emancipimin e shoqėrisė pėrmetare, hodhi bazat pėr formimin e inteligjencės qytetare, formatoi dhe indetifikoi vlerat tona mė tė mira dhe, pėr mė tepėr, ndikoi fuqishėm nė planin  social ekonomik. Ky pėrvjetor pėrbėn njė akt madhor pėr ecurinė e arsimit dhe shkollės shqipe, pasi kjo shkollė zė fill menjėherė pas pėrcaktimit tė alfabetit shqip nė  Kongresin e Manastirit dhe si e tillė ajo u rrit dhe u pėrsos deri nė atė nivel, sa sot konsiderohet si njė nga shkollat mė tė mira tė vendit. Puna e pėrkushtuar e mėsuesve nė vite, krijoi njė traditė tė shkėlqyer arsimdashėse, hapi prespektiva tė reja pėr gjithė nxėnėsit, evidentoi vlerat unikale qė mbart qyteti Pėrmetit; prezantoi denjėsisht qytetarinė, qė na karakterizon dhe kontriboi maksimalisht nė zhvillimin social e kulturor tė gjithė vendit. Sigurisht qė sot arsimi, si gjithė fushat e tjera tė jetės shqiptare, ėshtė pėrfshirė nga proceset integruese, procese, qė kėrkojnė ta pėrafrojnė mė pranė Evropės, procese, tė cilat kanė pėr qėllim pėrgatitjen e njė plejade tė re njerėzish, qė do tė jenė  tė aftė pėr t“u pėrballur me sfidat e kohės.

Bashkia Pėrmet e shikon arsimin me shumė prioritet, e konsideron si bazėn e zhvillimit social, ekonomik dhe kulturor dhe, si e tillė, ka ndėrmarrė tė gjitha masat qė proēesi arsimor tė zhvillohet sipas koncepteve tė reja dhe  parametrave bashkėkohorė.

KRYETARI BASHKISĖ PERMET

EDMOND KOMINO

 

Njė shekull i tėrė pėrpjekjeje dhe dije

 

Kujtim Muratllari 

Drejtor i Zyrės Arsimore Pėrmet

 

Shkolla pėrmetare pėrjeton jubileun e 100-tė, jubile, i cili ka kaluar nė njė proces tė gjatė zhvillimi dhe ndryshimi, jubile qė  pėrkon me perfomanca dhe ide nga mė bashkohoret; jubile, i cili e pėrafron shkollėn shqiptare me  simotrat evropiane.

E konsideroj privilegj pozicionin tim tė drejtimit tė  arsimit nė Pėrmet, aq mė tepėr nė pėrvjetorin e 100 -tė dhe, nė kėtė kontekst, dua tė shpreh mirėnjohjen mė tė madhe pėr tė gjithė atė plejadė mėsuesish, tė cilėt e sollėn arsimin nė kėtė nivel. Pėrmeti njihet si qytet arsimdashės dhe kėtė e vėrteton mė sė  miri dhe rezultati i nxėnėsve nė rang kombėar, prandaj e ndiej pėr obligim qė, sė bashku me stafet drejtuese tė shkollės, tė rritim ndjeshėm frymėn bashkėpunuese arsim-pushtet vendor-komunitet, me qėllim qė niveli mėsidhėnės tė rritet edhe mė shumė.

Eshtė i  rėndėsishėm dhe mjaft jetik pėr arsimin pėrmetar, reformimi i sistemit arsimor, dyfishimi pagės mėsuesve, krijimi kushteve bashkėkohore, trajtimi i problematikės sė shkollės me ide dhe koncepte tė reja, rregullimi i infrastrukturės shkollore nėpėrmjet ndihmės sė Qeverisė dhe Pushtetit Vendor, pėrsosja e metodikave bashkėkohore etj. Arsimi ėshtė proces, qė integron dhe zhvillon mbarė shoqėrinė tonė dhe si i tillė ėshtė konceptuar dhe vlerėsuar si sektor prioritar, prandaj kėtė portė dijeje dhe kulture, nė pėrvjetorin e 100 –tė, e konsiderojmė si ngjarjen mė jetike dhe mė tė rėndėsishme tė zhvillimit dhe emancipimit tė shoqėrisė pėrmetare, e konsiderojmė si portėn, ku kalon e sotmja dhe e nesėrmja jonė e pėrbashkėt.

 

 

 

 

 

100-vjet arsim dhe kulturė qytetare

 

Lida Komino

Drejtoresha e shkollės 9-vjeēare “Meleq Gosnishti“

 

 

100-vjetori i arsimit nė Pėrmet pa dyshim qė pėrbėn njė nga evenimentet mė tė rėndėsishme tė shkollės sonė sot, pasi kjo shkollė e nisi udhėn me njė klasė tė vetme, pėr tė kaluar mė pas nė plutoren e parė dhe ky proces do tė vazhdonte nė sistemin 7-vjeēar, 8-vjeēar dhe sot, falė reformės sė sukseshme nė arsim nė njė sistem bashkėkohor 9-vjeēar (5+4), sistem, i cili pėrkon me shkollėn evropiane. Rruga e arsimit kaloi nė njė proces tė vazhdueshėm ndryshimi dhe zhvillimi, proces, i cili ka meritėn e qindra arsimtarėve, tė cilėt shėrbyen dhe edukuan breza tė tėrė, breza, qė jo vetėm reflektuan dhe pasqyruan traditėn dhe kulturėn pėrmetare, por e pėrsosėn edhe mė tej atė, duke e identifikuar, si pjesė tė vlerės sonė  mė tė mirė. Gjuha letrare shqipe ka pėr bazė gjuhėn e Naimit dhe, si e tillė, ajo, jo vetėm qė pėrbėn akcentin e kėtij bilbili tė Rilindjes Kombėtare, por u shpreh dhe deshifrua si jo mė mirė nga Kongresi Manastirit, kongres qė do udhėhiqej nga e njėjta traditė kombėtare, nga pinjolli tyre Mid“hat Frashėri. Nė kėtė kontekst do hapeshin dhe dyert e shkollės sė parė shqipe nė Pėrmet, shkollė, e cila, u rrit dhe arriti nė nivele tė tilla, sa sot ne na bėn tė ndihemi krenarė, pėr atė qė kemi bėrė dhe pėr atė, qė do ta transmetojmė nesėr. Sfidat, qė kėrkon koha, janė sa eventuale aq dhe tė rėndėsishme pėr jetėn shoqėrore dhe kulturore, prandaj arsimi si pjesė e rritjes sė kapacitetve dhe integritetit, pėrbėn elementin kyē tė zhvillimit dhe emancipimit tė mbarė shoqėrisė.

 

 


 

...Nga tė pangrėnėt vdesin 20-30 shpirt, por, nga padituria vdes njė mėmėdhe i gjithė.

Historiku i pėrpjekjeve pėr arsim e shkollė shqipe

(fragment nga punimi)

nga Natasha Karafili

 

Njė nga detyrat, qė u shtrua nė epokėn e Rilindjes Kombėtare shqiptare, ishte pikėrisht ajo e lėvrimit tė gjuhės shqipe, e pėrhapjes  sė shkrimit e tė shkollės shqipe, e pėrhapjes sė njohurive shkencore e tė letėrsisė sė re me pėrmbajtje patriotike. Kėto  ishin tė lidhura me ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare tė shqiptarėve si dhe afirmimin pėrpara opinionit publik botėror  tė ekzistencės  sė kombėsisė shqiptare. Dhe, nė kėto kushte, rilindasi ynė i madh, Sami Frashėri, lėshoi kushtrimin: “S’mundtė ketė Shqipėri pa shqiptar, s’mund tė ketė shqiptar pa gjuhė shqipe, s’mund tė ketė gjuhė shqipe pa shkronja shqip e pa shkolla, nė tė cilat tė mėsohet shqipja”. Kjo ishte motoja, qė shėrbeu si udhėrrėfyese nė luftėn e shqiptarėve pėr liri e gjuhė shqipe.

Por, qė tė realizohej ky kushtrim, kushtet ishin shumė tė vėshtira. Pėrpjekjet e patriotėve u intesifikuan, nė kėtė kuadėr dhe tė atyre pėrmetarė.

 Disa nga faktorėt evidentues,  qė ndikuan nė realizimin e kėtij misioni madhor.

Pozicioni gjeografik i trevės sė Pėrmetit; Ekzistenca  elementit emigrant (kurbetlli); Shpirti human e bamirės i kurbetllinjve pėrmetarė.

Ky ishte njė faktor i rėndėsishėm. Nga kursimet e veta kėta kurbetlli vunė nė dispozicion tė kėsaj ēėshtjeje tė rėndėsishme kombėtare njė pjesė tė pasurisė sė tyre. Evidente ėshtė shembulli: Mė 1778 arsimdashėsi pėrmetar, Zoto Pano Duro, ngriti me fondet e veta njė shkollė plotore me 7 klasa, e cila funksionoi deri nė vitin 1943. Apostol Arsaqi, i cili nė fillim premtoi tė linte fondet e veta pėr mėsimin e shqipes, por, pastaj, nėn presionin e Patriarkanės kėto fonde i dha pėr shkollėn greke. Me fondet e Apostol Arsaqit ēdo katėr vjet dėrgohej njė vajzė nga Hotova ose Pėrmeti nė shkollėn Pedagogjike tė Athinės (nė atė shkollė studioi mėsuesja e ardhshme Ollga Plumbi). Nė vitin 1862 me fondet e tij (tė Apostolit) u ndėrtua shkolla plotore e Hotovės me rreth 50 nxėnės, e cila kishte dhe njė konvikt. Nėn ndikimin e qarqeve grekokishtare mėsimet jepeshin nė gjuhėn greke dhe feja ishte njė nga lėndėt mė tė rėndėsishme. Me hapjen e kėtyre shkollave nis njė rrugė e re dhe e vėshtirė nė konsolidimin e arsimit dhe tė kulturės nė rrethin e Pėrmetit. Lufta pėr arsimin shqip nė trevėn e Pėrmetit bėhej e vijueshme. Gjuha shqipe ishte e ndaluar tė mėsohej nė shkollat e vendit. Por, mėsuesit nė disa raste u mėsoni  shkrimin shqip. Kėshtu ndodhi nė shkollėn e Postenanit nė vitin 1820-1840. Njė nga mėsuesit e kėsaj shkolle ishte Jani Vreto. Sami Frashėri thotė se shkrimi i shqipes filloi tė pėrdorej qysh nė vitin 1835 nė Frashėr. Pėrmetarėt, tė cilėt kishin njė dashuri tė madhe pėr gjuhėn amtare dhe shkrimin e shqipes, i pritėn me gėzim idetė e Rilindjes Kombėtare. “Evetari” i parė i Naum Veqilharxhit nė vitin 1844 u pėrhap menjėherė

nė Pėrmet. Letra dhe urime  pėr kėtė vepėr, qė iu dėrguan Naum Veqilharxhit mė 25 prill 1845, ėshtė  nėnshkruar prej pėrmetarit Thanas Paskali. Shumė qytetarė pėrmetarė. tė shtyrė nga dashuria pėr atdheun, e pėrvetėsuan alfabetin e ri dhe filluan tė shkruanin shqip me tė.. . Nė Tanzimat qeveria u dha tė drejtė tė gjitha kombėsive tė shkruanin nė alfabetin e tyre, por, kjo mundėsi iu pėrjashtua kombėsisė shqiptare. Kėshtu qė shqiptarėt duhet tė mėsonin gjuhėn turke, greke dhe italiane. Kjo erdhi edhe, si rrjedhojė e kategorizimit tė shqiptarėve, si myslimanė turq, ortodoksė grekė dhe katolikėt latinė… Njė absurditet i plotė.

Por, nė Pėrmet nuk reshtin pėrpjekjet pėr tė pėrhapur shkrimin shqip fshehurazi. Nė vitin 1880-1890 nė qytetin e Pėrmetit qarkullonte njė vjershė e shkruar me alfabetin e Stambollit. Janė vėllezėrit Frashėri, qė nuk reshtėn nė kėtė drejtim pėr pėrhapjen e mėsimit e tė shkollave shqip. Kėtė e dėshmon dhe letra e Naim Frashėrit, qė i drejtonte njė funksionari nė Pėrmet ose nė Janinė, ku shkruhet: “Ky qė tė sjell letrėn time tė pėrunjtė, Lluka Papa Avrami, dėshiron tė ēelė nė Pėrmet njė shkollė dhe t’i shėrbejė vendit e bijeve tė atdheut. Ėshtė e qartė dobia qė ka shteti prej kėtyre shkollave private (shqipe). Prandaj tė kryeni nė kėtė rast veprimet ligjore dhe tė pėrpiqeni tė hapet kjo shkollė”. Por edhe kjo shkollė nuk u hap.

Pėrmetarėt nuk reshtėn sė kėrkuari ēeljen e shkollave shqipe deri te Porta e Lartė, pėr tė siguruar tė drejtėn e mėsimit shqip, por nuk u arrit asnjė rezultat konkret. Dėshmi tjetėr ėshtė dhe letra e njė anėtari tė Shoqėrisė sė Stambollit, Malke Plumbi, nga Pėrmeti drejtuar Jani Vretos nė Bukuresht, nė tė cilėn shkruan pėr pengesat qė gjen  nga administrate lokale turke.

Gjatė viteve 1899 nė Pėrmet, si shumė vise tė Shqipėrisė, ishte zhvilluar mė tej pėrhapja fshehurazi e mėsimit shqip.  Ēdo shqiptar i ndershėm e patriot kishte synim tė mėsuarit dhe tė shkruarit shqip. Nuk janė tė pakta rastet e pėrhapjes tė shkrimit dhe tė shkruarit shqip, ndėr patriotėt shquheshin ata klerikė, tė cilėt i kthyen institucionet e tyre kishtare nė vatra tė pėrhapjes sė shqipes. Kėshtu mund tė evidentojmė: Mihal Dhosi nė fshatin Kosovė dhe bashkėluftėtari i Mihal Gramenos e Ēerēiz Topullit, i ndrituri At Stath Melani, i cili nuk kurseu asgjė deri dhe pasurinė  e familjen e tij pėr pėrhapjen e tė shkruarit shqip. Ai iu drejtua dhespotit grek me kėto fjalė: “ Shqiptarėt merren vesh me Perėndinė mė shpejt me shqipen, mbasi Zoti e di kėtė gjuhė bukur sa dhe greqishten”

 Ja si i drejtohej Llaqi Mandi Dhonato njė bashkėatdhetarit tė tij: “Unė do tė ndihmoj sa tė mundem, edhe nė mos paēa, do tė shes xhaketėn time, por vetėm atėherė kur do tė ndėrtohet dhe ēelet shkolla shqipe”. Por, nuk mund tė lihen pa pėrmendur edhe  gjestet dashamirėse dhe humane tė pėrmetarėve tė pasur, tė cilėt ndihmonin nė hapjen e shkollave nė qytetine tyre, duke dhuruar tė holla, si rasti i Zoto Pano Duros, i cili hapi njė llogari pėr shkollėn e Pėrmetit. Nė dhjetor 1908 u bėnė thirrje pėrmetarėve qė tė hapnin shkolla shqipe. Ėshtė e njohur letra e Ali Irfan Pėrmetit. Ky ngre zėrin e bėn thirrje pėrmetarėve qė s’po bėjnė sa duhet pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe, ku shprehet se, nga tė pangrėnėt vdesin 20-30 shpirt, por, nga padituria vdes njė mėmėdhe i gjithė. Nė kujtimet e Mihal Gramenos pėrmendet se, qė nė vitin 1907 nė Frashėr u mėsonte abecenė fėmijėve; mbyllte perdet dhe fletoret ua merrte, njė nga tė rrallėt atdhetarė, dhe, mė 25 mars 1909, u organizua njė miting nė Frashėr, ku morėn pjesė mbi 300 vetė, nė mbėshtetje tė hapjes sė 4 shkollave nė gjuhėn shqipe nė kėtė zonė. Nėn drejtimin e patriotėbve demokratė dhe me pėrkrahjen e popullsisė pas shpalljes sė Kushtetutės sė Xhonturqve dhe pas Kongrsit tė Manastirit ishin hapur e filluan tė pėrshpejtohej hapja e shkollave shqipe. Kėto u kthyen nė vatra tė zgjimit kombėtar. Pėrpjekjet  e pėrmetarėve pėr hapjen e shkollave shqipe i shikojmė pas hapjes sė shkollės sė parė shqipe nė Korēė. Por pėrpjekjet kaq kohore u konkretizuan, vetėm tre muaj pas Kongresit tė Manastirit, nė pranverėn e vitit 1909 dhe ėndrra e rilindsave pėr ēeljen e shkollės sė parė shqipe u bė realitet. Populli i Pėrmetit shprehu entuziazmin e tij pėr hapjen e shkolės sė parė shqipe dhe nė mitingun e organizuar mė 11 mars 1909 nė mbrojtje tė alfabetit tė gjuhės shqipe. Nė shkollat e para tė Pėrmetit u regjistruan 250 nxėnės.

Edhe pas revolucionit borgjez xhonturk tė vitit 1908, qeveria e Stambollit nuk lejoi pėrdorimin e shqipes nė shkollat e vendit. Nė mjaft vise tė Pėrmetit fshatarėt grumbullonin fonde dhe hapnin shkolla shqipe. Njė nga mėsuesit  e shquar tė kėtyre shkollave ishte Hasan Hoxha.

U bėnė pėrpjekje qė nė shkollat turke dhe greke tė futej mėsimi i shqipes si dhe tė hapeshin shkolla shqipe. Kjo u duk nė Dangėlli nė dhjetor tė vitit 1908, ku me shpenzimet e tyre fshatarėt e fshatrave Kakos, Qeshibės, Kreshovė, tė ēelin nė Frashėr njė shkollė shqipe. Nė fillim, nė fshatin Kreshovė, u ngrit njė shkollė shqipe e pajisur me konvikt pėr nxėnėsit e  fshatrave tė afėrta. Ndonėse nė kushte ilegale, mėsimi i shqipes zgjerohej dhe forcohej. Mėsimi i shqipes, meqė ishte i ndaluar, mundi tė pėrhapej nė shtėpira, nė natyrė, nė vende tė fshehta, nė male , nė burgje e tjerė. Abetarja e vogėl shqipe ruhej si gjė e shtrenjtė, me tė cilėn mėsoheshin gjėra tė mėdha, se kėshtu ndihmohej atdheu. E siē shkruante Samiu: “Shkollat nuk u shtuan e tė vinin mbarė siē duheshe, por shkronjatė shqipe u pėrhapėn nė tė gjitha anėt e Shqipėrisė. Shqipėtari ėshtė mėsuar tė nxjerrė shkronjat edhe pa shkollė nėpėr sheshe”.

Fitimi i pavarėsisė mė 28 nėntor 1912 ishte njė ngjarje e shėnuar nė historinė e popullit tonė. Por si gjithė atdheu dhe treva e Pėrmetit nuk u gėzua pėr kėtė pavarėsi. Disa ditė mė vonė nga vendimi historik i Vlorės, krahina e Pėrmetit u pushtua nga ushtritė greke. Katėr vjet mė vonė mė 1916, pas largimit tė grekėve u pushtua nga ushtria italiane.

Mandej filloi periudha e zhvillimit tė arsimit shqip si dhe hapja e shkollave shqipe.

 

Portrete

Vasil Vangjel Prifti (Papadhopulli)

 

Figurė eshquar e lėvizjes kombėtare shqiptare

 

Jorgji Puraveli

U mbushėn 100 vjet nga hapja e shkollės shqipe nė qytetin e Pėrmetit. Njė shekull pėrpjekjesh e arritje cilėsore nė arsimin pėrmetar. Nė kėtė pėrkujtimore shekullore mirėnjohje atyre qė vunė themelet dhe lartėsuan shkollėn shqipe. Ishin rilindsat tanė ata, qė duke u ngritur mbi sfidat e kohės tė pushtiimit turk, e lidhėn fatin e kombit tonė me domosdoshmėrinė e gjuhės shqipe, arsimimin shqip tė shqiptarėve. Nė  kėto figura tė shquara tė lėvizjes kombėtare e dukshme ėshtė  nė trevėn e Pėrmetit veprimtaria patriotike e rilindasit pėrmetar Vasil Vangjel Priftaj.

Vasili lindi nė fshatin Delvinė tė Shqerisė sė Pėrmetit. Mėsimet e para i mori nė shkollėn greke tė vendlindjes. Diplomohet pėr pedagogji nė Sereq tė Maqedonisė. Qė nė rininė e tij mėrgon nė Stamboll lidhet me rrethet patriotike shqiptare e bėhet anėtar i Shoqėrisė tė tė Shtypurit tė Shkronjave Shqip tė Stambollit, kryetar i sė cilės ishte Sami Frashėri. Kjo  shoqėri kishte si qėllim kryesor tė mėsuarit e tė ndriturit e kombit tonė, tė ngjallurit e gjuhės shqipe e pėr kėtė krijoi dhe alfabetin shqip tė Stambollit”. Me kėtė mison dėrgohet Vasili nė Atdhe, nė fillim tė shekullit tė XX. Fillon punėn e mėsuesit nė shkollėn, nė gjuhėn greqisht, tė Frashėrit para 1908. Ai me guxim, fshehurazi u mėsonte fėmijėve dhe tė rriturve gjuhėn shqipe nė orėt e mbrėmjes. Karrierėn e tij pedagogjike e nisi duke u mėsuar frashėllinjve alfabetin shqip tė Stambollit. Denjėsisht qe delegate nė Kongresin e Manastirit.

Mėsuesi, Vasil Vangjel Priftaj, shumė shpejt u bė njė figurė e shquar e mėsimdhėnies shqipe, edukator dhe atdhetar i dashur e i respektuar, jo vetėm nė krahinėn e Dangllisė, por nė gjithė trevėn e Pėrmetit.

Pas djegies sė Frashėrit nga grekėt nė vitin 1914, zbret familjarisht nė Pėrmet. Jep mėsimin e shqipes duke u shquar, jo vetėm si mėsimdhėnės e edukator, por edhe si drejtues e organizator i zoti. Me pėrkushtim punoi ai pėr njė kohė tė gjatė pėr organizimin e mėsimit shqip nė shkollat e Rrėzės sė Pėrmetit, duke e kthyer mėsimin nė shkollat e atyre fshatrave nga gjuha greke nė gjuhė shqipe. Pėrgatitja e lartė pedagogjike, personaliteti e pėrvoja e tij nė drejtim tė arsimimit shqip u shfaq, veēanėrisht dukshėm, gjatė periudhės 1920 -1934, ku pėr 15 vjet rresht ėshtė drejtor i shkollės mashkullore qytetare tė Pėrmetit. Nga puna e tij plot pasion e pėrkushtim dolėn njė plejadė e tėrė nxėnėsish cilėsorė, tė cilėt u shquan nė shkollat e larta e nė veprimtaritė shoqėrore tė kohės. Domethėnės ėshtė gjesti qytetar i drejtorėve tė shkollės tregtare Vlorė dhe tė bujqėsores sė Kavajės, qė erdhėn nė Pėrmet pėr tė shprehur simpatinė dhe respektin kėtij drejtori tė suksesshėm pėr nxėnėsit cilėsorė tė dalė nga shkolla e Pėrmetit. Domethėnėse ėshtė dhe vlerėsimi i inspektorit tė Ministrisė sė Arsimit tė kohės qė kėtė drejtor ta vlerėsojė, jo vetėm si njė pedagog tė shquar, por edhe njė dekan me pėrvojė pėr pėrgatitjen dhe kualifikimin e njė plejade tė tėrė mėsuesish.

Ja, si ėshtė shprehur njė mėsues normalist pėr drejtorin Vasil Priftaj:

“Mbarova shkollėn Normale tė Elbasanit dhe u emėrova mėsues nė Pėrmet, ku mė shumė mėsova nga puna, pėrvoja, takti pedagogjik dhe nga metodika mėsimore e drejtorit Vasil Priftaj, sesa nga shkolla pedagogjike. Kėtė profil pune pėrkushtuese e mėsuesve tė mi, qė njėherėsh kishin qenė nxėnės tė shkollės fidanishte tė drejtor Vasilit me mirėnjohje qytetare mund tė shpreh ato tė pakta gjera, qė kanė arritur deri sot pėr kėtė figurė tė shquar tė arsimit pėrmetar e vlerėsuar shtylla e kėtij arsimimi nė fillimet e shekullit tė kaluar, sepse veprimtaria e tij u fsheh, u harrua gjatė diktaturės komuniste dhe mbeti e pavlerėsuar edhe sot e kėsaj dite.

Kėtė rilindas tė fundmė pėrmetar vetėm  vdekja e ndau nga shkolla nė vitin 1934. Ai u pėrcoll nė banesėn e fundit me plot respekt nga qytetarėt pėrmetarė.

Ėshtė njė detyrim moral i qytetarisė sė sotme pėrmetare qė kėtė figurė tė shquar e tė paarritshme tė arsimit pėrmetar ta ngrejė nė piedestalin e merituar.

 

 

Propozim pėr dekorim

Zyrės Arsimore Pėrmet

 

Nė kuadrin e 100 vjetorit tė shkolės sė parė shqipe ēelur nė qytetin e Pėrmetit mė 09. 03.1909, pėr tė nderuar veprėn e mėsuesve dhe drejtuesve nė vite, i propozojmė kėsaj zyre pėr tė dekoruar pėr punė tė mirė organizuese dhe drejtuese, pėr kontribut nė fushėn e arsimit mėsuesit e mėposhtėm:

1. Vasil Priftaj (Papadhopulli) pas vdekjes

Lindur rreth viteve 1860-70 nė Delvinė. Veprimtar dhe atdhetar i shquar pėr lėvrimin e gjuhės shqipe. Ka qenė anėtar i Shoqatės “I tė Shtypurit Shkronja Shqipe”. Luftoi pėr zbatimin e alfabetit tė Stambollit, pėr mėsimin e  gjuhės shqipe. Ka qenė mėsues dhe drejtues i shkollės plotore nė Pėrmet nga vitet 1920 e deri sa vdiq, nė vitin 1934. Pėr gjithēka qė bėri pėr zėvendėsimin e shkollave greke me ato shqipe, pėr ndihmėn metodike, qė dha nė pėrgatitjen e mėsuesve tė rinj, me tė drejtė, pėr kohėn, ėshtė quajtur: “DEKAN I MĖSUESVE PĖRMETARĖ”.

T’i jepet titulli “Mėsues i Popullit”.

 

2. Polikron Andoni

Lindi mė 20.07.1953 nė Pėrmet. Kreu shkollėn fillore e atė 8- vjeēare dhe dy vjet gjimnaz te shkolla “7 Marsi”, sot “Nonda Bulka”. Nė vitin 1972 -1975 vazhdon studimet pranė I.L.P Gjirokastėr, nė degėn Matematikė – Fizikė.

Fillon punėn te shkolla “M. Gosnishti” deri nė vitin 1993. Nė shtator tė vitit 1994 emėrohet zėv/drejtor nė kėtė shkollė, deri nė vitin 2004. Gjatė viteve 2004-2006 emėrohet drejtor nė shkollėn 8 -vjeēare “Nonda Bulka”.

Z. Polikron ka dhėnė njė kontribut tė ēmuar krahas sferės sė arsimit dhe nė fushėn e sportit, ku Qarku i Gjirokastrės e ka nderuar me titullin “Krenaria e sportit pėrmetar”

 

 

 

3. Kujtim Esat Muratllari

I datėlindjes 17.11.1961, lindur nė Kėlcyrė, Pėrmet. Mbaron Universitetin Shetetėror tė  Tiranės(USHT) nė fakultetin Biologji- Kimi, nė vitin 1986; kryen kurs pasuniversitar 10. 07.1991

Veprimtaria e tij nė fushėn e mėsuesisė dhe qeverisjes vendore:

1986-1991- mėsues e inspektor nė rrethin e Tropojės; 1991-1992 Drejtor nė shkollėn e mesme Bėnjė.

1992-1996 specialist pranė Kėshillit tė rrethit Pėrmet

1996-200 Kryetar i komunės Dėshnicė

15.09.2001-2005 Mėsues nė Sukė

01.10.2005 Drejtor i Zyrės Arsimore Pėrmet.

Ėshtė kualifikuar pėr kompjuter, pėr edukim mjedisor, pėr tė drejtat e Njeriut.

 

 

Pėrkėdhelja ma zbut shpirtin

 

nga Eleni Mihali

Ndodh shpesh nė jetė tė ndeshemi me gjera, tė cilat na shqetėsojnė, na trishtojnė, por edhe nga ndonjėherė edhe na mėrzitin. Duam tė rrimė nė vetmi tė heshtur. Shpirtin tonė e pushtojnė re tė zeza trishtimi, ndėrsa jeta duket e pavlerė. Pėrse duhet tė ndodhė kėshtu? Pėrse? Nė kėto raste tė zeza dėshpėrimi njė pėrkėdhelje e ngrohtė shpirtėrore do tė qetėsonte ndjenjat e tua. Aty ku zemra gjen ngrohtėsi, atje ku  tė mbėshtetet edhe gėzimi aty ndodhet. Ky ledhatim ndjenjash hyjnore tė zbut shpirtin, fjalėt e ėmbla e tė ngrohta ta qetėsojnė atė. Atėherė gėzimi rishfaqet nė fytyrėn e ėmbėl fėmijore. Me njė lehtėsi tė madhe ia pėrshkon shpirtin fėmijės dhe buzėqeshja e ėmbėl rikthehet pėrsėri. Sa bukur! Trishtimi nuk shihet mė nė sytė e pafajshėm tė tij. Retė e zeza largohen bashkė me shkrepėtimat e tmerrshme dhe dielli del pėrsėri nė qiellin blu. Ah, edhe sdita tani mbushet me zėrat gazmorė tė jetės. Gėzimi pėrkundet nėpėr fytyrėn dhe ecjen e ēdo njeriu. Kjo po qė ėshtė jeta, si nė njė tokė tė magjepsur.

 

Dhimbja me emrin mjerim

Olesia Ibrahimi, klasa VIIIb

Shumė misionarė humanitarė kanė udhėtuar nė zemėr tė kontinentit tė zi. Atje ku dhimbja bashkėjeton me varfėrinė dhe sėmundjet qė pėr botėn moderne nuk ekzistojnė mė. Nė ato vende dhimbja bashkohet me shumė sėmundje, ku shpresa humbet, zhduket dhe nuk vdes aspak e fundit. Ka fėmijė tė paushqyer e tė sėmurė, raste nga ato qė nuk studiohen mė as nė librat mjekėsorė. Nėna tė reja qė bashkėjetojnė me vdekjen, njerėz, qė duan ndihmė. Por, njė popull duhet tė ndihmojė njė tjetėr, sikundėr edhe ne. Jemi nga gjaku i Nėnė Terezės dhe njė popull qė ka nxjerrė njė figurė kaq tė madhe, mund ta bėjė njė gjė tė tillė. Jemi mėsuar tė dėgjojmė pėr njerėz me famė botėrore nė krye tė udhėtimeve tė tilla: Hillari Klinton,Ledi Dajana e tjerė, por nuk ėshtė ēudi qė dhe njė shqiptare ėshtė bėrė pjesė e tyre (Znj. Liri Berisha ka qenė njė misionare para pak javėsh).

Tė gjithė ne kemi aq pasuri brenda vetes sa tė ndihmojmė edhe tė tjerėt. Nė fakt ndihmon ai, qė e ndien kėtė gjė, jo ai qė e ka. Tė gjithė nėnat, tė gjitha familjet shqiptare mund tė ndihmojnė pėr tė shpėtuar fėmijėt e atij vendi qė vuajnė nga gjėrat mė elementare pėr jetėn. Ēdokush mund tė mendojė se edhe ne jemi po aq tė varfėr. Edhe kėtu ka tė varfėr. Jo! Ka njė ndryshim tė madh nė kėto dy koncepte. Atje ka ngjarje qė tė mbushin me ndjenjėn e pėrkushtimit dhe tė dhembėshurisė, tė zgjojnė dėshirėn dhe rrisin pėrgjegjshmėrinė e shoqėrisė pėr t’i ndihmuar. Atje populli ėshtė i pashpresė qė nuk gjen asnjė mundėsi dhe arsye pėr tė jetuar. Njė popull qė ka dėshirė tė sjellė jetė fėmijėsh, por qė nuk ka mundėsi dhe arsye pėr tė jetuar. Njė popull qė ka dėshirė tė sjellė jetė fėmijėsh, por qė nuk ka mundėsi pėr t’i rritur e pėr t’i ushqyer, qė nuk janė tė motivuar as pėr tė jetuar, as pėr t’u shkolluar. Atje mungon thelbi i ekzistencės, arsyeja kolektive pėr ta nxjerrė vendin nga mjerimi i tejskajshėm.

Tė arrish dhe tė gjesh format dhe mėnyrat sesi t’ua bėsh botėn tė bukur fėmijėve ėshtė njė qėllim fisnik dhe shumė i lartė. Humanizmi nuk ka kombėsi, ai ėshtė pjesė qė rritet bashkė me secilin prej nesh. Kjo  cilėsi duhet ngacmuar, duhet zgjuar pėr hir tė fėmijėve.

 

Edhe ne qeverisim

Nga Kristina Graēi

Presidente e Qeverisė sė Nxėnėsve  tė shkollės

 

Tė punosh me Qeverinė e Nxėnėsve ėshtė e rėndėsishme dhe kuptimplotė, por nga ana tjetėr ėshtė dhe e vėshtirė, sepse ndodh qė mėsueset kujdestare nuk i lėnė senatorėt tė jenė tė pranishėm nė mbledhjet, qė bėjnė pėr shkak tė mėsimit, apo edhe se i shqetėsojnė e u prishin mėsimin.

Tė qeverisėsh mirė nė shkollė do tė thotė tė bashkėpunosh me senatorėt dhe gjithė Qeverinė e Nxėnėsve qė mbarėvajtja e punės tė jetė efikase.

Krahas kėtyre vėshtirėsive, ne kemi vazhduar punėn dhe mendoj se kemi arritur rezultat tė mira nė kėtė qeverisje duke pėrmendur disa nga veprimtaritė mė tė rėndėsishme:

      a.Vendimarrje pėr probleme tė ndryshme tė shkollės.

b.                Mbledhje e fondeve pėr nevojat e shkollės (psh. Ėshtė blerė bazė materiale pėr lėndėn e muzikės)

c.                  Mbledhje e fondeve  pėr rojen e shkollės dhe nxėnėsve nė nevojė, ku kėtyre nxėnėsve  u janė shpėrndarė  pako e dhurata tė ndryshme.

ē. Zgjidhjen e ēėshtjeve me nxėnėsit problematikė, duke bėrė diskutime me ta e duke dėrguar letra.

d. Njohja me tė drejtat dhe liritė e njeriut.

Por, krahas kėtyre veprimtarive njė rėndėsi e veēantė ju ėshtė dhėnė edhe veprimtarive tė ndryshme kulturore dhe artistike si psh. festat  e 28 -29 nėntorit, festat e fundvitit, montazhet letraro- artistike dhe pėr tė pėrfunduar me veprimtaritė jashtėshkollore, siē janė ekskursionet. Punėn tonė si Qeveri Nxėnėsish do ta vazhdojmė pėr tė zgjidhur sa mė shumė probleme dhe pėr tė ndihmuar nė procesin mėsimor edukativ. Nė muajin shkurt ne si Qeveri Nxėnėsish zhvilluam njė takim me Kryetarin e Bashkisė dhe i parashtruam projektet tona pėr tė na ndihmuar dhe mbėshtetur nė zgjidhjen e problemeve qė shqetėsojnė shkollėn tonė “Nonda Bulka”.

Sė fundmi nisma dhe sfida tė tjera na presin.

Falėnderojmė Drejtorinė e shkollės pėr mbėshtetjen dhe ata mėsues kujdestarė, tė cilkėt na kanė pėrkrahur dhe ndihmuar nė kėtė qeverisje.

 

 

 

 

Veprimtaritė artistike dhe  ndikimi i tyre tek nxėnėsit

 

Nga Mimoza Topoviti

Mėsuese e edukimit muzikor dhe pėrgjegjėse e aktiviteteve

Dashuria pėr artin ėshtė njė pasuri e brendshme e domosdoshme pėr lumturinė e secilit. Kjo  dashuri edukon dhe formon njohuri, shprehi dhe qėndrime, tė cilat interpretohen nė veprimtari tė ndryshme. Veprimtaritė artistike formojnė nxėnėsit muzikalisht pėr tė kėnduar me ndjenjė, siguri, teknikė kėngė tė stileve dhe kulturave tė ndryshme tė shoqėruara me instrument melodik, duke krijuar kėshtu njė performancė tė plotė artistike.

 

Shkolla “Nonda Bulka” organizon  veprimtari me tematikė tė pėrcaktuar brenda njė viti.

1.                 Aktivitet pėr fillimin e vitit tė ri shkollor.

2.                 Aktivitet “Dita Ndėrkombėtare e Gjuhėve tė Huaja”.

3.                 Konkurs me kėngė dhe valle popullore pėrmetare.

4.                 Montazh muziko- letrar pėr festat e Nėntorit.

5.                 Festim me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit tė Ri.

6.                 Pėr  Ditėn e Mėsuesit.

7.                 Festat e abetares me klasat e para.

8.                 Aktivitet pėr Ditėn Ndėrkombėtare tė Fėmijėve

9.                 Aktivitet pėr mbylljen e Vitit shkollor.

Kėto aktivitete organizohen nė mėnyrė korrekte, me njė pjesėmarrje tė madhe nxėnėsish tė moshave dhe klasave tė ndryshme qė pėrbėhet nga 8 solistė.

 

PROGRAMI I AKTIVITETEVE TĖ ZHVILLUARA

Aktiviteti i fillimit tė vitit tė ri shkollor me kėngė dhe poezi pėr kėtė ditė.

1.                 Nė bashkėpunim me Qendrėn Kulturore tė fėmijėve organizuam “Ditėn Ndėrkombėtare tė Fėmijėve”, organizuam “Ditėn Ndėrkombėtare tė Gjuhėve tė Huaja” me kėngė, poezi e dialogė nė gjuhė tė ndryshme si anglisht, fėrngjisht e italisht.

2.                 Konkursi i “Kėngės Popullore Pėrmetare” ka si qėllim tė ruajė vlerat, tė mėsojė, transmetojė traditėn e kėndimit tė kėngės popullore pėrmetare, duke i shoqėruar edhe me grupin e valleve. Pavarėsisht vėshtirėsisė ia arritėm qėllimit duke dėgjuar performancė tė plotė tė moshave dhe klasave tė ndryshme.

U ndanė katėr ēmime:

a. Ēmimi i parė u mor nga nxėnėsja e klasės sė VII b, Rexhina Kalemi.

b.  Ēmimi i dytė: Kristian Dhimitri, Vb

c. Ēmimi i tretė: Amri Muēo, klasa e IVb

d. Ēmim inkurajues: Grupi i nxėnėsve tė klasės sė IIIB

 

3.                 Montazhi pėr festat e Nėntorit trasmetoi atdhedashurinė nė interpretimin e kėngėve patriotike, partizane tė shoqėruara me poezi e kėrcime aerobike nga klasat e IX.

4.                 Aktivitetet festive pėr Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, me pjesėmarrjen mė tė madhe tė nxėnėsve. Morėn pjesė 6o nxėnės tė klasave tė ndryshme. Nė kėtė aktivitet u pasqyruan kėngė, kėrcime, fabula tė interpretuara nė mėnyrė skenike; poezi me tematikė tė pėrshtatur dhe pjesė humoristike.

Kėto veprimtari zhvillojnė shpirtin artistik, i mbushin zemrat e fėmijėve me gėzim. Ato edukojnė nė formimin kulturor dhe artistik.

 

 

Skicim

 

 

Roli i bibliotekės sė shkollės nė procesin mėsimor dhe edukativ

 

Nerėnxa Elezi, pėrgjegjėse e Bibliotekės sė shkollės 9 vjeēare “Nonda Bulka”

Ėshtė e tepėrt tashmė tė thuhet se libri ėshtė njė burim i rėndėsishėm e i pazėvendėsueshėm informacioni duke kultivuar e ruajtur vlera e ide, qė kanė udhėhequr pėrparimin njerėzor.

Por, nė kushtete sotme, pėr shkak tė alternativave burimore, tė informacionit, qė lindėn, si pasojė e pėrparimit shkencor, nė dukje tė pare, duket se ėshtė zbehur rėndėsia e librit. Ky tashmė ėshtė njė problem botėror. Sot njerėzit shfrytėzojnė edhe burime tė tjera  alternative pėr tė marrė informacion.

Shfrytėzimi i librit, si burim informacioni, edukon te njeriu shprehi,  qė s’mund t’i edukojnė burime tė tjera tė medias elektronike. Kėto shprehi i fiton lexuesi duke lexuar informacion tė shumtė, duke pėrzgjedhur atė, qė nevojitet.

Nė kushtet e shkollės 9 vjeēare, biblioteka  e shkollės aftėson te nxėnėsi shprehitė e tė lexuarit, tė tė kuptuarit tė materialit qė lexon. Nė personazhet, qė shfaqen nė faqet e librit nxėnėsit shohin brenda tyre vetveten, imitojnė shembujt e kėrkojnė t’u ngjajnė atyre. Pasurojnė fjalorin me fjalėn e bukur shqipe, aftėsohen nė komunikim, njohin kultura e vende tė ndryshme. Biblioteka e shkollės ndihmon gjithashtu nė realizimin e njė pjese tė programit mėsimor.

Nisur nga kėto vlera, lind pyetja: Sa e si i plotėsojnė kėto nevoja bibliotekat e shkollave?

Shpesh janė tė fryra me libra tė papėrshtatshme pėr moshėn dhe kohėn. Nuk ka materiale tė bollshme pėr tė realizuar procesin mėsimor edukativ.

Sugjerojmė qė tė ketė njė bashkėveprim mė tė frytshmė midis MSHA, ZA dhe shkollave me shtėpitė botuese pėr njė funksionim sa mė racional tė bibliotekave tė shkollave.

Vetėm kėshtu biblioteka  e shkollės bėhet vatėr vlerash pėr krijimin e vlerave tė reja te lexuesit.

 

Departamentet  lėndore nė veprim

 

Kristaq Misho

Pėrgjegjės i departamentit

 

Qė prej disa vjetėsh po praktikohet edhe nė shkollėn tonė njė organizim lėndor- departamentet lėndore. Nė traditėn e arsimit tonė kanė qenė komisionet lėndore. Ndryshimet ndėrmjet kėtyre dy organizmave nuk ėshtė vetėm nė  emėrtim, por te konceptimi i ri, qė ėshtė risi nė arsyetimin shkollor.

Departamenti ynė, i shkencave natyrore, funksionon mbi bazėn e lėndėve: matematikė, fizikė, biologji dhe kimi. Nė tė bėjnė pjesė gjashtė mėsues, tė cilėt japin mėsim kėto lėndė nė arsimin e mesėm dhe tė ulėt. Tre mėsues janė  me mbi 30 vjet punė tė drejtpėrdrejt nė arsim, njė me 20 vjet dhe dy mėsuese tė reja, me 2-3 vjet pune.

Puna pėr vitin shkollor 2008-2009 pėr departamentin tonė realisht ka filluar pa pėrfunduar viti shkollor nė vijim. Pėr kėtė qėllim u shqyrtuan tė gjitha tekstet alternative, tė ciat ishin nė dispozicion tė mėsuesve, u organizuan takime, konsulta, ballafaqime dobiprurėse. U mor takim edhe me ndonjė autor teksti si me z. Myzemil Osmani, autor i teksteve alternativė Matematikė VI,VII,VIII.

Para fillimit tė vitit shkollor nga ana e mėsuesve u bėnė sugjerime pėr problemet, qė do tė trajtoheshin gjatė vitit nė kualifikimin e brendshėm, sepse janė kėta mėsues, qė e dinė se ku pikon ēatia. Nė bazė tė kėtyre mendimeve u hartua dhe u miratua nga mėsuesit dhe mė pas nga drejtoria e shkollės plani i departamentit tė shkencave natyrore. Megjithatė, kėtė plan nuk e kemi parė si statik, pra ajo qė ėshtė planifikuar nė fillim tė vitit tė mos jetė  i pandryshueshėm gjatė vitit. Kėshtu janė organizuar ndėr tė tjera edhe diskutime pėr materiale tė botuar nė shtypin pedagogjik, si ai mbi “Objektivat minimale tė domosdoshme tė tė nxėnit”, botuar nė gazetėn”Mėsuesi”. Mėsuesit  e departamentit tonė me dejtorin e saj Edmont Lulja pėr ndėrtimin e teksteve, nė seminaret e organizuar nga ZA Pėrmet pėr zbatimin e programeve tė reja nė lėndėt Matematikė 5 dhe 9, fizikė 9, kimi 9 dhe biologji 9. Mėsuesit pėrfunduan nė kohė plan – kalendarin, duke u pėrqėndruar nė shpėrndarjen e orėve tė lira konform udhėzimit N.38 datė 11.10.2007 tė Ministrisė sė Arsimit.

Me vlerė ishte organizmi i njė ore tė hapur nga mėsuesi Niko Raca, me synimin pėr pėrdorimin e formave tė ndryshme nė vlerėsimin e nxėnėsve.

Mėsuesit e departamentit tonė janė tė interesuar pėr tė rejat nė profesionin e tyre. Kjo duket nė librat e ndryshėm artistikė dhe shkencorė qė lexojnė, por edhe nga numri i lartė i pajtimeve nė gazetėn “Mėsuesi”: pesė mėsues, pra 83% e numrit tė pėrgjithshėm tė mėsuesve.

Aktualisht, para komisionit tonė, por edhe komisioneve tė tjera lėndore, qė janė nė shkollėn tonė qėndrojnė si shqetėsim mėsimet e integruara, tė mėsuarit me module dhe projekte.

 

Informatika, njė hap cilėsor nė mbarėvajtjen e procesit mėsimor

 

Natasha Karafili, mėsuese

 

Kompjuteri ėshtė e ardhmja. Kush e kupton ėshtė i fituar. Ēdo humbje kohe ėshtė nė disfavor tė tij. E drejta pėr t’u informuar nuk i mohohet askujt dhe njė formė e informimit ėshtė dhe mėsimi i kompjuterit nė shkollė si lėndė e veēantė, qė nxėnėsi tė jetė i aftė qė t’i pėrdorė kėto njohuri qė merr pėr kompjuterin qė nė moshė tė vogėl. Sot brezi i ri nė epokėn e re tė elektronikės sė sofistikuar, prandaj mund tė them se jemi pak me vonesė nė kėtė drejtim. Por mė mirė vonė se kurrė. Komjuteri po bėhet gjithnjė e mė i afėrt me pėrdoruesin dhe njė mjet mjaft komod pėr komunikim dhe informim. Me shtrirjen e gjerė tė rrjetit kompjuterik ėshtė rritur dhe interesi i moshave tė reja pėr ta mėsuar dhe pėrdorur atė sa mė shpejt e mė mirė. Dhe fėmijėt janė tė prirur nga vetė natyra qė ta mėsojnė e ta pėrdorin kėtė mrekulli tė shekullit qė do tė jetė mjeti parėsor i shekullit tė ri nė tė cilin kemi hyrė. Ata janė e ardhmja dhe ėshtė detyra e shkollės qė ta pėrgatisin kėtė brez pėr tė pėrballuar sfidat e kohės dhe kėrkesat qė shtron sot shkenca e shoqėria. Jetojmė nė shekullin e elektronikės, e cila ka nxjerrė tė domosdoshme mėsimin e kėtij mjeti sa praktik, po aq dhe tė komplikuar.

Kompjuteri ka hyrė si njė mjet i domosdoshėm pune e po sulmon me ngulm shtėpitė e shqiptarėve.

Fuqia e kėsaj lėnde nė ciklin  e lartė tė 9 vjeēares ėshtė mėse i domosdoshėm, sepse ėshtė me cikėl tė mbyllur dhe ka si qėllim qė tė pėrgatisė nxėnėsin tė aftė, ta pėrdorė dhe ta shfrytėzojė kompjuterin, pėr nevojat jetėsore dhe t’i japė  mundėsinė qė tė vazhdojė tė punojė nė mėnyrė tė pavarur me mbarimin e 9 vjeēares. Programi i hartuar synon qė nxėnėsi tė familjarizohet me kompjuterin, tė fitojė shprehitė e nevojshme nė pėrdorimin e tij pėr interesa tė ndryshme. Gjatė zbatimit tė programit nė orėt mėsimore dhe praktikat e planifikuara nxėnėsi fiton njė kulturė pune dhe aftėsohet nė programet e ndryshme sipas shkallės sė vėshtirėsisė qė ia lejon mosha.

I jep mundėsi nxėnėsit tė pėrdorė internetin, postėn elektronike, kėtė superstradė tė informacionit.

U krijon mundėsi tė gjejnė informacione tė ndryshme pėr shkollėn, sportin, muzikėn.

E kėtė mundėsi qė ia jep mėsimi i kėsaj lėnde qė nė bangat e shkollės e pėrgatit nxėnėsin tė mbledhė informacion mbi jetėn dhe gjithėsinė, zgjon interesat e tij pėr fusha tė ndryshme tė jetės dhe e shkathtėson atė pėr t’u pėrshtatur nė kushte e rrethana tė ndryshme qė do tė has gjatė punės dhe jetės sė tij. Por nxėnėsi kalon edhe pjesė tė  tė kohės sė lirė, krijon shprehi e shkathtėsi nė punė tė ndryshme si dhe pėrqėndrim tė vėmendjes nė lojėra tė ndryshme.

Nxėnėsi pėrfiton nga ky pėrparim. Ai e pėrdor nė kohė tė lirė, luan, bashkėbisedon, kėrkon e kėnaq shijet e tij e zgjeron horizontin e dijeve.

Ky interes i nxėnėsve paraqitet dukshėm nė lėndė e orė tė ndryshme saqė vetėm me njė orientim tė vogėl ata janė tė gatshėm qė pėr orė tė veēanta mėsimi tė grumbullojnė aq shumė material saqė nuk arrijnė t’ua plotėsojmė tė gjithėve pėr t’i prezantuar. Kjo ndikon pozitivisht nė interesat e tij pėr tė zgjeruar njohuritė, por edhe  pėr tė eksploruar nė kėtė mjet kaq tė fuqishėm komunikimi e informacioni. Por njė pėrdorim tė gjerė ka gjetur ky mjet dhe nė lėndė tė ndryshme si gjeografi e histori, ku tema tė veēanta janė zhvilluar me materiale tė siguruara nga nxėnsit dhe nga Enciklopedia botėrore (Encarta), e cila ėshtė shoqėruar gjatė shpjegimit tė lėndės sė re,  gjė e cila ka ngjallur interes dhe nė grupe nxėnėsish, tė cilėt nuk kanė ndonjė pėrparim tė dukshėm  nė mėsime.

Futja  e kėsaj lėnde pėr herė tė parė nė ciklin 9 vjeēar ka dhe vėshtirėsitė e saj nė shumė drejtime:

Nė radhė tė pare, nxėnėsi duhej tė ndėrgjegjėsohej qė kjo ėshtė njė lėndė mėsimore si tė gjithė lėndėt e tjera  qė do tė zhvillohet e do tė procedohet si nė  ēdo  lėndė dhe se do tė kishte vlerėsim me notė nėpėrmjet testimeve, qė pėrmban programi si dhe tė praktikės qė do tė kryhej;

 sė dyti, ėshtė dhe vėshtirėsia e mungesės sė kompjuterve pėr ēdo nxėnės dhe se ora e mėsimit ėshtė pėr tė marrė njohuritė, qė ka programi dhe jo pėr tė luajtur; vėshtirėsi krijohet edhe te  mungesa e teksteve mėsimore, si dhe programi i diferencuar, qė duhet tė zhvillohet nė klasat eVIII dhe IX pėr tė arritur objektivat e programit sipas klasave.

Por, nuk ka gjė qė nuk arrihet, them se ēdo gjė po shkon mirė dhe kjo, falė punės sė pėrbashkėt dhe mirėkuptimit qė krijojnė nxėnėsit gjatė orės sė mėsimit. Vlera qė ka futja e kėsaj lėnde nė ciklin e lartė tė 9 vjeēares janė tė padiskutueshme, sepse nėpėrmjet kėsaj lėnde i jepet ēelėsi pėr tė hapur porta tė tjera nė rrugėn e jetės.

 

Veprimtaritė sportive ndikimi i tyre nė procesin mėsimor

Thomaida Nebiaj

Pėllumb Elezi

Mėsues tė edukimit fizik

Mendja  e shėndoshė nė trup tė shėndoshė. Kalitja fizike ka qenė dhe ėshtė pjesė e pandarė e veprimtarisė sė njeriut, tė pėrpjekjeve tė tij pėr tė jetuar e pėr tė siguruar tė mirat materiale pėr tė pėrballuar me sukses vėshtirėsitė dhe problemet, qė ka jeta.

Edukimi fizik dhe sporti luajnė rol tė caktuar nė zhvillimin fizik dhe psikik tė fėmijėve nė etapa tė caktuara tė zhvillimit tė tyre. Kjo pėrgatitje fizike nė shkollė jepet nėpėrmjet veprimtarive jashtė shkollore siē janė veprimtaritė masive si: krose, ekskursione, not si dhe sportet bazė: futboll, basketboll, volejboll, shah, hendboll e tjerė. Shumėllojshmėria dhe larmia e kėtyre veprimtarive tė shtrira gjatė gjithė vitit shkollor plotėsojnė edukimin e pėrgjithshėm fizik, nxitjen dhe zhvillimin e talenteve qė kanė fėmijė tė veēantė si dhe formimin e personalitetit tė tyre si qytetarė tė denjė pėr tė ardhmen.

Shkolla jonė, nė kėto veprimtari, ka njė pėrvojė tė mirė, ku ne si mėsues tė edukimit fizik me kėta nxėnės ne ballafaqohemi nė qytet e nė rreth denjėsisht si nė futboll, basketboll, volejboll, hendboll, shah, atletikė e krose ballkanike, ku, nė pėrfundim tė tyre, ne jemi vlerėsuar me kupa dhe fletė nderi.

Nė shkollėn tonė dallohen klasat: IXB, VIIIA, VIIC, VIB si dhe nxėnsit: F. Qamo, F. Sakollari, Xh. Zaimi, A. Kruti si dhe nxėnėset: N. Nebiaj, L. Gaqe, M. Meēani, K.Naēollari e tjerė.

Pėr tė pasur njė nivel edhe mė tė mirė nė kėto veprimtari kėrkohet njė infrastrukturė bashkėkohore, e cila nė shkollėn tonė lė shumė pėr tė dėshiruar.

Shpresojmė se ky problem do tė gjejė zgjidhje pėr tė lehtėsuar punėn tonė e pėr tė kėnaqur e zbavitur fėmijėt.

 

Tentativa jonė:

Filloi nxitja dhe kėrkimi i i talenteve

 

Talentet qė rriten nė lulet e pranverės

nga Anila Kruti

Duke shfletura mes fletoreve tė nxėnėsve, sigurisht, qė mė bėjnė pėrshtypje shumė krijime tė shkruara nga vetė ata. Vjersha tė bukura, ese, pėrshkrime qė lėnė mbresa, qė tė mbushin me emocion. Ashtu me atė vrullin e ėmbėl e dėshirėn, qė kanė pėr tė shkruar, tė ēojnė me vjershat e tyre nė ēdo skaj tė Shqipėrisė sonė tė dashur, nė burimet e ėmbla tė  Naimit e deri  te flamuri i kuq qė i thurin vargje aq tė bukura. E ku s’tė ēojnė poezitė e tyre?! Nė njė botė tė bukur e plot fantazi, nė njė botė plot paqe e qetėsi. Nė gurgullima tė ėmbla fjalėsh.

Ja si shkruan njė nxėnėse e klasės sė VII b, Sanie Tice:

Larg atdheut jam mėrguar, mendja pėr ty Shqipėri, s’ka pushuar, s’ka ndaluar.

Frymėzim i ėmbėl! jetė e fjalė qė i shkruajnė nė mėnyrė tė thjeshtė dhe tė bukur. Herė pas herė nxėnėsit mė gjejnė nė korridor tė shkollės dhe ashtu tė druajtur mė zgjasin njė letėr e mė thonė: “Mėsuese, shikojeni pak kėtė poezinė!” Unė e marr, buzėqesh dhe ata ikin pėrmes korridorit. Mė pas nis lexoj ndonjėherė dhe me zė. Brenda vargjeve bota e bukur e krijimit, e cila pasqyrohet me figura tė bukura letrare, me metafora dhe epitete tė zgjedhura. Ka shumė nxėnės, tė cilėt kanė nisur tė shkruajnė qysh herėt dhe  qė tani poezia ėshtė bėrė pjesė e shpirtit artistik tė tyre. Kėta  nxėnės janė talente qė, nė njė tė ardhme, do tė ecin nė gjurmėt e poetėve dhe shkrimtarėve tė mėdhenj. Kėtu do tė pėrmendja poezitė e bukura tė Kristina Gracit, nxėnėse nė klasėn e IXb, e cila ėshtė fituese e ēmimit tė parė tė konkursit “Letrarėt e rinj”, qė u zhvillua nga Qendra Kulturore e Fėmijėve, me poezinė “Ritmi mė ndjek”.

I ndjek, por shpejt vrapojnė me ritmin e kohės, jetėn do tė vazhdosh…

Po kėshtu ka dhe nxėnės tė tjerė nė klasėn e VIb  Enea Lipe, Rudolf Malko, JudinaZoto, Maria Karai, Erisa Mukollari, Eri Guēe. Nuk do tė lė pa pėrmendur edhe punėt e bukura tė eseve, punėt me shkrim tė nxėnėsve: Aurora Xhani, Maria Muēo, Kristina Ibrahimi, Olesia Ibrahimi, Nazerta Ibrahimi, Desara Proko e tjerė.

Nxėnėsit sjellin para nesh botėn e bukur tė poezive, fantazinė e tyre, dėshirėn pėr tė shkruar vargje tė bukura. Poezia ėshtė kėnga  e shpirtit dhe ata rriten sė bashku me tė. Poezia rritet brenda tyre si lulet e pranverės dhe bėhen talente, qė rrinė si kurorė e bukur e shkollės sonė.

 

 

 

 

 

Nėna

 

Nga Sanie Tice, klasa VII B

 

Sa e dashur je pėr mua ti, o nėnė,

fjali pėr ta pėrshkruar s’ka,

Kjo dashuri prej Zotit ėshtė dhėnė

 E, mjerė ai qė kėtė dashuri s’e ka.

Je porsi dielli i mėngjesit

qė vesėn than ēdo ditė,

prandaj s’kanė lot sytė e mi

vetėm dritė.

 

Je ėmbėl, nėna ime,

e kėndshme si mėngjesi,

kur rrezet e diellit ndrijnė

e drita fytyrėn time feksi.

 

Mė vjen keq pėr sytė e trishtuar

 qė dashurinė e nėnės s’e kanė,

 prandaj me kėtė poezi,

 dua t’ju vij mė pranė.

 

 



 

Lypėsi i vogėl


 

nga Nazerta Selam,i  klasa e VIIIc

 

Dola nga shtėpia

rrugės pėr tė shkuar,

m’u shfaq para syve

njė ėngjėll i dėshpėruar.

 

Ishte fėmijė i vogėl

qė jeta  e kishte munduar,

 me dhimbje e varfėri

 ai kishte jetuar.

 

Ai ėngjėll i vogėl

rri atje nė rrugė,

me shpresėn e madhe

qė ta ndihmojė dikush.

 O njerėz tė pasur,

lypėsat i ndihmoni

me shpresė dhe lumturi,

zemrat t’ua gėzoni.

 



 


Liri

 

Nga ERI GUĒE, klasa e VIIIc

 

Liri…

Fjalė  e bukur duket,

por e hidhur bėhet,

kur njerėzit e ligj

tė brengosin zemrėn..

 

 

Dua  qė, si zogu,

unė tė jem e lirė

dhe nga zemra ime

t’u jap mirėsinė.

 

Ndaj po t ė drejtohem

ty, o njeri,

fale dhe mbroje

fjalėn : LIRI!

 

I shtrėnjti atdhe


Nga DESARTA PROKO

 

 

Se bijtė e tu janė nė emigrim

 pėr ta ti, atdhe, je thesar pa ēmim.

Kur larg teje qėndrojnė,

dashurinė pėr ty kurrė s’e harrojnė.

Ti, atdhe i dashur, tė mbush me gėzim,

Flamurin kuq e zi, unė e kam nė shpirt.

Prandaj tė drejtohem ty, i dashur atdhe,

krenaria jonė je pėr tė gjithė ne!

 

KRISTINA GRAĒI

 



MISTER

 

Ara vargjesh misterioze

t’i zbuloj ēfarė thonė,

jam kurioze,

dua tė di

si shpjegohen

para madhėshtisė

rri mendohem.

 

Lutem, lutem,

pėrgjėrohem

gjithė kohėn rri

dhe mendohem,

por ēfarė thonė,

jo dot nuk e gjej,

si ta zgjidh kėtė mister.

 



VJOSA

 

nga ELENI MIHALI

 

O ujė i argjendtė i Vjosės,

sa shumė krenohem me ty.

 U them njerėzve nga gjithė bota:

 “Askund s’do tė gjeni tė dytė!”

Rrjedh i qetė e ėmbėl gurgullon

Pėrherė diēka i flet ti qytetit tonė.

Nė verė ti mbushesh me fėmijė

qė nė vale tė tua lodrojnė

dhe qytetit i ngjall krenari,

kur vizitorėt evizitojnė.

 




Jemi tė vegjėl

 

Dea Jaēe, klasa e IV a

 

Ne fėmijėt e vegjėl

shpesh nėpėr ėndėrrime,

 shohim udhė ėndrrash,

 ėshtė udha e jetės sime.

 

Jemi tė vegjėl,

pra le tė ėndėrrojmė,

tė luajmė, tė qeshim

edhe tė kėndojmė.

 

Jemi tė vegjėl,

ky rast s’kthehet mė,

shfrytėzoheni pra,

shfrytėzoheni atė.

 

 

Kryeredaktor: Ganimete Vaka

Z/Kryeredaktore: Anila Kruti

Redaktore:Nerėnxa Elezi

Informacion:Natasha Karafili

Kėshilli botues: Paskal Ēoni(Kryetar i  Kėshillit botues,)

Adresa: Shkolla 9 vjeēare “Nonda Bulka” Pėrmet

 

 

 

 

 

 

 

 

Enter supporting content here