AGRON SHELE IWA; WPS

Adelina Dardha,nje ze i ri qe perthyen shtigje poezish
Home
Autori i poezise dhe befasise poetike Rumune Dorin Cozan
Autorja e njohur Corina Gina Papouis! Mrekullia poetike midis orientit dhe moderrnizmit
Poeti bashkėkohor Qipriot -Turk Ahmet Ómeraga ahmetomeraga@gmail.com
Seref Ozturk
Adelina Dardha,nje ze i ri qe perthyen shtigje poezish
Autorėt Pėrmetarė
Letėrsi
Artisti i madh i Folklorit Popullor Vasil Ēuri
Autorėt e perkthyer ne Turqi !
Prezantimi Poeteve : Lediana Paja
Prezantim i talenteve tė rinj :Ivana Dervishi
Seria e Autoreve Qipriote (Turqi)
Poetja Bashkėkohore Nese Yasin
Poeti bashkėkohor Atilla Elüstün ati_els@hotmail.com
Impresionim i autorit Patrick Sammut IWA Malte
Kumte dhe esse
Agron Shele WPS Sinan Vaka WPS
Ftese
Publicitet
Impresionime nga takime Kombetare dhe -Nderkombetare
Deklarata e Prespes
Imazh i Rreme
Ese dhe vleresime per autorin
Beyond the Grey Curtain
Works
Ahmet N Murati Midis lirikave dhe zjarrit tė pashuar pėr dinjitet dhe liri kombėtare!
Sompozium

Enter subhead content here

n1377540732_196.jpg

ADELINA  DARDHA  

Si nje ze i ri qe perthyen shtigje poezish ,poetesha e re Adelina Dardha ka per lajmotiv,jeten,dashurine ,bukurine dhe madheshtine e natyres dhe per me teper i thur himn ndjenjesise dhe botes shpirterore te njeriut.

Adelina Dardha, ka lindur ne Qytetin e Fierit. Fale pasionit per letersine ka punuar si mesuese Gjuhe –Letersie,nderkohe ndiqte dhe studimet ne Universitetin “ Eqerem Ēabej“ Gjirokaster. Ne vitit 1999 largohet per ne Shtetet e Bashkuar te Amerikes.Aktualisht jeton ne Shtetin e  Nju Xhersit dhe si poete vazhdon te prezantohet ne revistat letrare vendase dhe ato te huaja.

 

My name is Adelina Dardha; born and raised in Fier Albania. I worked as a literature teacher for a few years while  going for my bachelor degree in literature in Eqerem Cabej University in Gjirokaster. Just before finishing my studies I immigrated in the United States in January 1999, where I'm currently residing in the state of New Jersey."

Nuk kam faj

 

Me lot i kėndova dhimbjeve tė acarit dimėror,

i mblodha njė nga njė tė gjitha, tek cepi i syrit.

Lirikave tė dashurisė, si vese  mėngjezi,

u fala  bimėve dhe luleve!

 

Tinguj elegjie  heshtin  pentagrameve.

Lotėt dallgė  nuk reshtin,bulezimeve.

Bien mbi tastierė,nota melodramash

kėrcasin, bėjnė zhurmė, thėrmohen nė dhimbje......

 

Jashtė  fryn ere, dritaret veē dridhen

Nga  shpirti i etur,ēelur  pafajsia.

 

Si selvi e bukur, nė tė pastėrtėn natyrė,

 kam lėshuar rrėnjėt e mia nė jetė

Kurorė e lumturisė buzėqesh mbi to,

si  sythat e degėve nga ngrica e kohės.

 

Zogjtė e vegjel,ne te bardhin gji flene

folenė ua ngroh me dashuri qiellore.

I lutem hėnės sė fshehur  pas natės .

Kush  bėri magji tek  dega e mollės?!

 

O hėnė - Dashurinė time  beko,

dhe fal mirėsi

Njė pikė loti,tė vetmin derdh

Dallgėzimeve tė shpirtit tim!

 

Jam sirena e detit tend

           

Sirena jote jam si nėpėr valė,

 buzėmbrėmjeve  vij, bregthyer

nga shkėmbinjtė e heshtur tė gjej,

oshėtime nimfash  dashurie.

Nėpėr dallgė,

Shpirti  shkrihet nga pervelima  puthjesh,

dhe syte e prushte   plot zjarr.

Fustani bie

 nga luspat e dashurisė kaltėroshe,

hėna xhelozohet ,

si njė grua qė nuk e shijon dot .

Ėndrra  fluturon pėrtej  sfondit blu ,

 zgjat duart harbuar dhe  tė prek buzėqeshjen.

Vėshtroj buzėt e tua,

 ledhatohem e  heshtur,

dhe shoh sy tė shkruar si poemė.

 Me fjalė dashurie, dhe ėndėrra pambarim , 

refrenin nėpėr flokė mė pėshpėrit,

mė shtrėngon ngadalė, si  lule pranverore

vibrojnė fjalėt e pathėna nė telat e ndjenjave.

  Simfoni e jetės,me notat e pashkruara

 tė pentagrameve , mė do ,e dua, e do tė duam.

 

Fluturoj

 

Fluturoj si mjelmė e bardhė.

Brishtėsive tė thyeshme tė jetės,

lartėsohem krahėve tė mi.

Harroj  dhimbjet

e tretura   nėpėr stine, 

mbuluar  me kore ,tė vyshkura,

si gjethet e vjeshtės.

Fije tė holla  gjurme,

qė ēelen sa herė i prek,

heshtin, si pikat e lotit

nė qiellin tim!  

Errėsirėn e syrit e tret

nėpėr natėn e heshtur,

ku yjet flenė.

Shkėlqim i jap

Fluturim  dhe  shpresė.

Agimi i ri

mė pėrshėndet nga larg,

mė dhuron

bukuritė e ditė-netėve tė mia.

Si njė vazo tė kristaltė,

i prek me zemėr dhe kaltėrohem!

Si njė mjelmė, ėmbėlsisht dashurohem

e  fluturoj, fluturoj, fluturoj......

 

 

Vjeshtė

 

U nisa mysafire nėpėr agimin e zverdhur,

Plot mall drejt teje.

Erdha tė takoja,

Tė shėtisja shtigjeve tė tua,

Qė s'kishin mbarim,

Central Park !

Sot mbėshtillesh me mjegull

Pemėt u lakuriqėzuan nga vjeshta,

Gjethet lėvrijnė nėpėr tokė e pėrkunden nė faqen e erės.

Kjo ditė kryenece mė valėvit edhe mua ndjenjat.

Zogjtė cicėrijnė kėngėn e lamtumirės, me krahėt e vegjėl

Duan tė shtegtojnė, kėrkojnė pranverėn nė anėn tjetėr tė ikjes.

Kurrė nuk do e harrojnė gjirin tėnd tė gjelbėrt.

Ashtu sic ikin do tė vijnė  gjethet e reja .

Bari, si qilym i vjetėr, i dalė boje, ėshtė shtruar poshtė teje,

Tokėn e mban ngrohtė, kėmbėt tona flenė poshtė tij.

Stolat kanė ngrirė, i ftohti u ka hyrė nė dhimbje

Nuk kane me kė tė flasin, kush t'ua prekė krahėt.

Ėshtė vjeshtė e verdhė, si rrezet e fshehura tė diellit,

Brenda reve tė murrme qė shtegėtojnė tė lodhura.

Bėn ftohtė, edhe pėr kalin e bardhė, harruar gjithmonė rrobat

Nė garderobėn e tė zotit, nxituar pėr nusėrimin e dėborės.

Por, vjeshta nuk harron t'i hedh duke buzėqeshur hapat,

Gjurmėt lėshon mbi asfalt si rrahjet e kohės,

nga kėpucėt e hekurta  prodhuar nė pranverėn e shkuar.

Ketrushat, shėtisin e brejnė me dhėmbėt e bardhė degėt,

Sodisin vitrinat e pemėve, lodrojnė me mua,

Mė kėrkojnė njė foto sėbashku,

Pėr tė mė thėn vitin tjetėr sa janė rritur!

E shkrep aparatin nė kujtime tė mbetura,

Nė cepin e njė kėnge tė lėnė pėrgjysėm, 

Nga zogjėt qė morėn arratinė..

Nė rrugėt e tua vjeshtė

Pas pak muajsh nė Central Park

Do tė mbėrrijne!

 

Ura e vjetėr

 

Jo nuk tė kam harruar TY,

Ura e vjetėr e fshatit tim me kujtime femijėrie

Asnjėherė

Nuk u ankove pėr baltėn,

Pėlhurin e hedhur si parfum

Parvazėt si dhėmb tė rėnė,

Ku ne camarrokėt u ngjiteshim

si zogj

e fluturonim sipėr asfaltit .

Dhimbjet e viteve tė gjata heshtur,

Plagėt e tua qė mbusheshin nga shirat e stinės,

Ti pastronim me gjethet e shpėndrave,

mbledhur poshtė kėmbėve tė tua me damarė

Nga cukitja e rosave, e patave, tė ardhura

Me agimin e ditės, e mysafire ngeleshin

Deri nė perėndimin e diellit notuar,

Poshtė gishtave tė tua tė enjtura nga lodhja.

E bretkosat ti pėrkėdhelnin netėve pa hėnė.

Duke kėnduar nė kor, ti dremisje nėpėr gjumė….

Ishe krenaria e gjithė fshatit fushor.

E tė dashuruarve qė takimeve u vinin vulėn tėnde,

Puthjet pėrvėloheshin e shuheshin aty.

Rrėzė qoshes tėnde tė fshehur

Puthje stinėsh me rrethanor ure.

Po sot?

ėshtė kohė e largėt qė stė kam shkelur,

Trupin tėnd lakuriq,

E malli mė nisė tė kthejė moshėn time

Si kremastar mbi parvazin tėnd varur

Tė luaj

Nuk tė harroj as sot, kaluar me makinė

Nėpėr urėn e NY

Gjikande e gjithė teka, zbukuruar me gjithė

Dritat e fshatit tėnd,

ėshtė brixh VIP,

pa ndjenja, me gjakun e skllevėrve ndėrtuar

pulėbardhat fluturojnė nėpėr tela

E flasin gjuhė tė huaja nėpėr sqepa.

E unė shkruaj nė gjuhėn time me zemėr

Qė je aq e vogėl, por dashurinė pėr ty e kam kaq tė madhe…….

Enter supporting content here